E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjia e re e pronave miratohet ne qershor



Strategjia e re pronave, do te miratohet ne qershor te ketij viti. Ky fakt, u be pohua dje nga zevendesministri i Drejtesise, Ermal Dobi, i cili tha se aktualisht kjo strategji eshte ne proces konsultimi me eksperte te huaj edhe vendas. Ne kete strategji percaktohet rruga qe do te ndiqet ne zgjidhjen e problematikes se pronave. Ne te vendosen afate konkrete per perfundimin e nje sere proceseve qe lidhen me pronat, nga lirimi i banesave te ish pronareve, forcimi i te drejtave te pronesise, legalizimin e plote te ndertimeve pa leje, verifikimin e titujve te pronesise apo rishikimin e metodikes se cmimeve.

Zoti Dobi, cfare po behet me permbushjen e rekomandimit 10-te te Bashkimit Evropian, Strategjia e Prones?

Puna per kete strategji ka nisur prej rreth nje viti ne Ministrine e Drejtesise. Ekspertet me te mire shqiptare se bashku me eksperte te Bankes Boterore dhe perfaqesues te rreth 20 institucioneve dhe OJF-ve, jane perfshire ne keto konsultime te cilat jane zhvilluar ne tryeza te hapura, se bashku me median. Prezantimi i draftit te kesaj strategjie u be para rreth nje muaji ne prani te medias dhe aktoreve. Ky draft ka nje plan te qarte aktivitetesh, nismash, masash, veprimesh dhe prek te gjitha proceset qe kane te bejne me situaten e prones ne Shqiperi. Ai prek proceset e perkohshme si ALUIZNI, Vertetimi i Titujve, Kthimin dhe Kompensimin e prones si dhe regjistrimin e saj, duke krijuar nje sistem te qarte e te besueshem drejt garantimit te plote e te sigurt.

Aktualisht cfare po ndodh me kete draft dhe ne cfare faze eshte?

Pas tryezes se prezantimit te ketij drafti, pritet qe brenda ketij muaji te vijne serish komente nga aktore te ndryshem si OSBE, BB, shoqatat, etj. Po nga ana tjeter, ky draft eshte publikuar edhe ne faqen e Ministrise se Drejtesise dhe cdo dite vijne komente nga publiku per ta permiresuar ate. Une do te doja te informoja edhe nepermjet jush te gjithe qytetaret qe te kontribuojne cdo dite qe te sjellin komentet e tyre per kete draft, ne menyre qe miratimi i tij te shoqerohet se bashku me mendimet e te gjithe OJF dhe qytetareve.

Kur pritet qe te miratohet?

Strategjia pritet te miratohet ne fund te muajit qershor. Aktualisht ajo po i nenshtrohet ekspertizes se disa eksperteve te Bashkimit Evropian te cilet komentet e tyre do i percjellin ne fillim te muajit maj. Me pas grupi i punes do mbledhe te gjitha komentet dhe do hartoje draftin final, i cili do miratohet nga Keshilli i Ministrave ne fund te muajit qershor.

Strategjia

Ne strategjine e pronave, percaktohet qe brenda vitit 2013, te perfundoje 100% regjistrimi fillestar sistematik kombetar si dhe krijimi i regjistrit elektronik te pasurive te paluajtshme dhe verifikimi i titujve te pronesise. Po keshtu, perfundimi i procesit te legalizimit te 270.592 ndertimeve te kryera pa leje. Ndersa brenda vitit 2014, AKKP-ja duhet te perfundoje procesin e njohjes se pronesise se subjekteve te shpronesuar, per rreth 7000 dosje te pa trajtuara, perfshire edhe komunitetet fetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›