Rama në Kopenhagen për të prezantuar programin për Rilindje
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, shoqëruar nga dy deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj, ndodhet për një vizitë në Kopenhagen, Danimarkë.
Siç informoi dje nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social 'Twitter', Rama do të zhvillojë një takim me kryeministrin danez, të cilin do ta njohë me programin dhe ambicien socialiste për rilindje.
Po kështu, Rama ka bërë të ditur se pasditen e djeshme është takuar edhe me komunitetin shqiptar në Kopenhagen.
(e.m/BalkanWeb)