E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesi i shqiptar Kapllani shenon ne kampionatin gjerman te futbollit

Hera e fundit që ai kishte shënuar në Bundesligë kishte qenë në sezonin 2007-2008, pra më shumë se 3 vjet më parë. Por, çdo ters e ka një fund dhe të tillë e pati edhe tersi i golit i Edmond Kapllanit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi në minutën e fundit të ndeshjes së Bundesligës mes Augsburgut dhe Volfsburgut, një gol që vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.

Ndeshja po fitohej nga skuadra e Kapllanit, pas golit të shënuar nga Brinkman në minutën e 65-të dhe ekipi mik i drejtuar nga trajneri Feliks Magat ishte hedhur tërësisht në sulm për të arritur të paktën barazimin.

Në një kundërsulm, Sinkala veproi saktë dhe shpejt duke pasuar për sulmuesin shqiptar që u ndodh në shtyllën e dytë dhe e dërgoi topin për në rrjetë.

Një entuziazëm i ligjshëm për Kapllanin, një shfrim pas një stresi që zgjati kaq shumë kohë, ndërsa pak javë më parë, në ndeshjen shtëpiake ndaj Bajernit të Mynihut, ai pati shansin e jetës për të realizuar në portën e skuadrës së madhe bavareze. Veçse, i ndodhur i vetëm para portës, u ndal nga një refleks i shkëlqyer i portierit më të mirë të Gjermanisë, Manuel Nojer.

Me këtë gol, ai arriti kuotën 40 në Gjermani, por vetëm 3 të shënuar në Bundesligë. Shpresa është që këto shifra të përmirësohen.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›