Rama në Lezhë: PS, mbi 1 mijë anëtarësime të reja

Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Lezhës. Kreu i opozitës është takuar me anëtarët më të rinj të PS-së dhe me këtë rast u ka dhënë edhe kartën e anëtarësisë.
Rama shkruan në profilin e tij në rrjetin social Tuiter se Lezha ka thyer rekord sa u takon anëtarësimeve të reja si edhe anëtarësimeve të gjinisë femërore. Ai bën me dije se në rrethin e Lezhës janë bërë 1 114 anëtarësime të reja.
Ndër të gjithë rrethet e vendit Lezha është zona ku procesi i hapjes së PS-së ka deri tani suksesin më të madh: anëtarësia është rritur me 61%!, shprehet Rama.
Mbresëlënës numri i grave dhe vajzave të anëtarësuara gjatë këtij procesi në qytet e komuna: 383! Shembull për t’u marrë nga gjithë rrethet, thuhet në një tjetër postim të tij në Tuiter.
Procesi i anëtarësimeve të reja në PS-së nisi pas festimit të 20-vjetorit të krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist.
Nisjen e një procesi të tillë e ka paralajmëruar edhe Berishë në Partinë Demokratike me rastin e përkujtimit të fitores së parë, që u arrit me 22 mars të vitit 1992. /F.S/