E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në editorialin: Ripërndjekja

Editorialin e radhës nën titullin ripërndjekja krye i PS-së ia ka dedikuar dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë. Ndërsa projekltligji për të ulur moshën e përfituesve, nga 85 në 70 vjeç për gratë dhe 75 për burrat pritet të kalojë në kuvend, dhe kur mazhoranca është shprehur kundër këtij ndryshimi, pavarësisht konsensusit të arritur në komisionin e ligjeve, kreu i PS-së Edi Rama ka barë apel për kompensim të plotë të tyre nga qeveria.
 

“E ç`rëndësi ka për të gjithë ata ish - të përndjekur që nuk besojnë tek Partia Socialiste, se çfarë arsyesh ka Partia Socialiste për të propozuar publikisht që dëmshpërblimi i plotë për shtresën e tyre të fillojë nga 70 vjeç për gratë e 75 vjeç për burrat dhe jo nga 85 vjeç e lart siç do Sali Berisha? Rëndësi këtu ka vetëm fakti që pse nuk e bën kryeministri atë që Partia Socialiste vetëm e thotë, sepse sot në opozitë ne nuk mund të bëjmë më shumë se sa thjesht të themi çfarë duhet bërë. E në vend se të hapin sytë e veshët dhe të mbrojnë bashkarisht interesin e tyre të drejtëpërdrejtë, siç bën çdo grup interesi në një shoqëri demokratike, duke i kërkuar qeverisë atë që u takon, bëjnë atë që nuk u takon. Justifikojnë tradhëtinë e qeverisë ndaj tyre e të gjitha sjelljet antidemokratike të saj ndaj njerëzve të zakonshëm, duke u rreshtuar në frontin e zëdhënësve të qeverisë për të sharë opozitën, ndërkohë që në pushtet është qeveria "e tyre" shtoi Rama.
 

Në editorialin e tij, Rama thotë se për PS , kjo e të përndjekurve nuk është një çështje votash, po një çështje drejtësie shoqërore.
“Për ne socialistët, kjo e të përndjekurve nuk është një çështje votash, po një çështje drejtësie shoqërore dhe programi ynë për një Rilindje Shqiptare ka përfshirë zgjidhjen e kësaj çështjeje, jo për të ndërruar bindjet e simpatitë politike të të përndjekurve, po sepse ne besojmë që dëmshpërblimi i tyre moral e financiar, ka rëndësi për dinjitetin e shoqërisë së dalë nga diktatura. Akulli është thyer ndjeshëm gjithësesi” ka shtuar ai
 

Kryesocialisti ndalet edhe nën kercënimin që sipas tij po i bën shqiptarëve pushteti i kryeministrit. “Qindramijëra shqiptarë të zakonshëm e të papërndjekur më pare, jetojnë në të përditshmen e tyre përndjekjen e kohës së re: O me ne për një copë bukë o kundër nesh deri tek humbja e bukës së gojës!” thekson më tej Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›