E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Lezhë: Përbuzje për Kadelin, është tradhtar i partisë

ramaLezhë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë prezantimin e deputetëve të majtë në qarkun e Lezhës, ndërsa ka sulmuar Gjovalin Kadelin, i cili kaloi në kampin demokrat.

Në fjalën e tij ai u shpreh se Kadeli u ktheu kurrizin lezhjanëve, pasi sipas tij ata e votuan për PS-në dhe jo Partinë Demokratike.

Nga ana tjetër dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës. Sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet. Megjithatë gjyshja ime grua shumë e mençur, katolike nga Shkodra thoshte gjithmonë se jo të gjitha të këqija vijnë për keq, e pra me ikjen e atij tradhtari sot Partia Socialiste është më e pastër, është më e fortë, është më e gatshme për të marrë këtu në Lezhë dhe për të shkuar në parlamentin e Shqipërisë me 4 deputetë,- tha ai.

Më tej Rama deklaroi se Enver Hoxha dhe regjimi i tij nuk u largua për të mbajtur në kurriz 25 vjet një mikro Enver Hoxha. Sipas tij ne u ndamë nga ai regjim për të pasur liri, për të pasur mirëqenie, për të pasur drejtësi sociale, për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit dhe njëkohësisht për të pasur të gjithë akses të barabartë në shërbime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›