Rritja e krimit, 54% kundër dënimit me vdekje: Fajin nuk e ka ligji
Tiranë- Mbështetësit e dënimit me vdekje janë të bindur se, në një referendum të mundëshëm për të rikthyer dënimin kapital të fajtorëve për krime të rënda, do të dalin fitues.
Por një sondazh i gazetës online IDEA, rezulton një qëndrim surprizë i shqiptarëve, përkundër një perceptimi publik se ata kërkonin këtë formë dënimi, ndërsa gjenden përballë kriminalitetit në rritje . 54 % e qytetarëve janë kundër dënimit me vdekje dhe nuk mendojnë se rikthimi i këtij ndëshkimi do të ndikojë në uljen e kriminalitetit në vend. Ata mendojnë se nëse zbatohet ligji ekzistues me korrektesë nga strukurat ligjzbatuese të shtetit, atëherë kriminaliteti do të ishte më i ulët.
Ky është sondazhi i parë i këtij lloji në Shqipëri dhe është krejtësisht i painfluencuar nga asnjë lloj ndikimi politik. IDEA shtroi këtë pyetje:
Rritja e kriminalitetit dhe ashpërsimi i tij, mendosi se luftohen:
1- Duke zbatuar me korrektese ligjet ekzistuese?
2- Duke rikthyer dënimin me vdekje?
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë gjithsej 11.959 persona. Nga të cilët 54 % ose 6.408 persona, mendojnë se krimi mund të luftohen duke zbatuar me korrektesë ligjet ekzistuese. Ndërsa 46 %, ose 5. 551 persona, mendojnë se rikthimi i dënimit me vdekje do të ishte më efikas në luftën kundër krimit.
Në kushtet rritjes së kriminalitetit dhe ashpërsimit të dhunës, sic ishin rastet e vrasjeve dhe masakrimet e fëmijëve dhe grave, shumë njerëz kërkonin rikthimin e dënimit me vdekje. Madje rikthimi i këtij dënimi mbështet nga shumë opinionbërës apo edhe faktorë politikë. Por në kushtet kur nuk zbatohet ligji me korrektesë dhe kur përmes pagesave korruptive njerëzit e inkriminuar arrijnë ti shpëtojnë ndëshkimit, rikthimi i këtij ligji do të sillte ndryshime në këtë realitet.
Pikërisht ky sondazh na jep për herë të parë një mendim të qartë se shumia e qytetarëve shqiptarë janë të vetëdijshëm se përgjegjës për shkallën e lartë të kriminalitetit nuk është mungesa e ligjit, por mosbatimi i tij dhe korrupsioni në radhët e drejtësisë. Ndaj dhe shumica e pjesëmarrësve në këtë anketë janë shprehur kundër rikthimit të dënimet me vdekje.