Rama në Lushnjë: Të largojmë Saliun

Lideri Socialist Edi Rama deklaroi nga Lushnja se opozita do te vijoje betejën me te gjitha mjetet demokratike, deri ne largimin përfundimtar se qeverise, qe ai e quajti vrastare dhe simbol te korrupsionit. Me tej, shefi i opozitës u ndal tek problemet e sistemit te drejtësisë ne vend. Duke iu referuar procesit gjyqësor te Gërdecit, Rama u shpreh se edhe hetimet për vrasjen e katër demonstruesve me 21 janar do te jene farsa e radhës e organeve te drejtësisë, duke akuzuar si përgjegjës për këtë situate kryeministrin e vendit. Edhe nga Lushnja, Rama theksoi se opozita hyn ne zgjedhje jo për postet ne njësitë vendore, por për t?i dhënë fund kësaj qeverisje dhe për t?u mundësuar shqiptareve te votojnë e zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre.
Shpërndaje