Ristani: Zgjedhjet edhe pa opozitën

Arben Ristani paralajmëron nisjen e procesit zgjedhor edhe pa opozitën ne rast se partitë politike nuk regjistrohen deri ne 8 mars, kur është afati i fundit për regjistrim, sipas Kodit Zgjedhor. Nëse partitë e opozitës nuk e respektojnë këtë afat, atëherë KQZ-ja është e detyruar sipas tij, të respektoje ligjin. KQZ-ja ka nisur konstituimin e KZAZ-ve në të gjithë vendin me përfaqësues vetëm të PD-së dhe LSI-së dhe me komisionerët apolitike, me te cilët KQZ-ja ka zëvendësuar anëtarët e PS-së dhe PBDNJ-s. Në këtë pikë Ristani pohoi se nëse partitë e majta do sjellin emrat, nuk do të ketë kthim mbrapa në vendimmarrje. KQZ-ja ka regjistruar në mbledhjen e se premtes 21 subjekte politike për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Shpërndaje