E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultimatumi i KQZ-se Ndeshkim opozites nese nuk rregjistrohet

Ndeshkim per forcat politike qe nuk respektojne afatin e rregjistrimit si subjekt ne zgjedhjet e majit. Kjo mase eshte artikuluar nga kryetari i KQZ Arben RIstani ne afrim te skadimit te afatit ligjor per pjesëmarrje ne zgjedhje, ku ende partite e opozites nuk kane cuar prane institucionit me te larte zgjedhor kerkesen per regjistrim. Ristani tha se ligji do te zbatohet.

"Sipas kodit zgjedhor partitë politike duhet të regjistrohen maksimalisht deri 60 ditë para ditës së zgjedhjeve. Që do të thotë deri në datën 8 mars mbaron afati për regjistrimin e partive politike si subjekte të këtij lloji. Unë shpresoj që të gjithë janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm që ligji duhet zbatuar sepse në të kundërt do të përballen me pasojat ligjore", tha Arben Ristani, kreu i KQZ.

Deklarata e kreut te KQZ per respektim te afatit te rregjistrimit te partive ne zgjedhje vjen si shkak i precedentit te kalimit te afatit per rregjistrim te komisionereve te KZAZ-ve nga partite e opozites. Cdo te ndodhe ne rast te dergimit te emrave te komisionereve te KZAZ-ve, nga partite e opozites ne kushtet e zevendesimit te nje pjese te tyre me njerëz apolitik, Ristani thote:

"Afati për të paraqitur propozimet nga partitë politike që kanë detyrimin ligjor për të propozuar komisioner për komisionet e nivelit të dyta ose KZAZ, ka përfunduar në datën 23 janar, dhe kjo cështje është e mbyllur për KQZ. Kurrë nuk ka patur dhe nuk do të ketë kompromis që del mbi ligjin", tha Ristani.

Ne mbledhjen e rradhes se KQZ, qe vijon te funksionoje vetem me kater anetare, u  miratuan disa nga kërkesat per rregjistrim te forcave politike ne zgjedhje, per te cilat deri tani kane qene 26 te tilla. KQZ gjithashtu miratoi edhe organizaten e vezhgusve vendore me te madhen deri ne kete moment per monitorimin e zgjedhjeve, albianian live quality union, ne perbere te ciles jane 121 vezhgues afatgjate, te përfshira 27 organizata.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e premte , 04 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›