E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha tek Politekniku Me shume investime per arsimin

Arsimi i lartë shqiptar do të synojë tashmë vetëm drejt cilësisë dhe jo sasisë. Shefi i qeverisë, Sali berisha, gjatë inaugurimit të sallës "Silvano Pedrollo", në korpusin qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës premtoi më tepër investime për arsimin në vend.

"Për qeverinë shqiptare arsimimi është dhe mbetet përparësia më madhore. Është natyrisht fusha më serioze dhe më e vështira dhe më e rëndësishmja. Jam plotësisht i vetëdijshëm se mbështetja do të jetë më e madhe dhe do të jetë për ju! Ashtu siç rendet me vendosmëri të madhe drejt këtyre treguesve, ne sëbashku do të rendim drejt cilësisë” tha Berisha.

Rikonstruksioni i saj u realizua me kontributin personal Silvano Pedrollo, kontribuues në shqipëri prej 20 vitesh. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri tafaj dhe Ambasadori italian Saba D’Elia.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›