E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS i pergjigjet Bashes Te shkoje perpara gjyqit

Lulzim Basha  nuk mund te dale te flase per sigurinë e kryeqytetit, ne nje kohe qe duhet të ishte përpara gjyqit për vrasjet e 21 janarit ishte reagimi i  Partia Socialiste pas vizites se ministrit te Brendshem ne Drejtorine e Policise.

“Si mund të dalë Lulzim Basha të flasë e të mburret për video survejimin e Tiranës në një kohë kur ai duhet të ishte përpara gjyqit për vrasjet e 21 janarit? A mund të flasë për sigurinë e kryeqytetit Lulzim Basha që mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për manipulimet dhe falsifikimet e shifrave dramatike të kriminalitetit në vend? Si mund të qeshë Lulzim Basha përpara kamerave kur Tirana dhe e gjithë Shqipëria kërkojnë largimin e tij, të Saliut dhe të krejt koalicionit të turpit pasi e kanë parë në video kusarinë e tyre të pashoqe dhe pasi e kanë parë sesi vranë në mënyrën më kriminale 4 qytetarë të pafajshëm” tha Megi Ayteresa.

Azhornuar së fundi ( e premte , 04 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›