E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Maqedoni, sot takime me krerët e partive shqiptare

Takimi me liderin e LSDM, Branko Cervenkovski

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës në Maqedoni, do të zhvillojë takime me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Takimet do të zhvillohen në  selitë partiake të dy partive shqiptare, ndërsa në qendër të tyre do të jenë zhvillimet politike në Maqedoni dhe Shqipëri, çështjet që prekin shqiptarët, bashkëpunimi rajonal dhe ndërshqiptar si dhe çështjet rreth integrimit euroatlantik.

Rama gjatë qëndrimit në Tetovë do të bëjë promovimin e librit Kurban në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Kreu socialist mbrëmë promovoi librin e tij në Qendrën teatrore për fëmijë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa dje pasdite zhvilloi një takim me kreun e partisë Lidhja Social Demokrate Maqedonase, Branko Cërvenkovski.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›