Rama në Orikum: Berisha po bëhet latifondisti më i madh në ShqipëriNga TemaKryetari i PS, Edi Rama, akuzoi dje nga Orikumi kryeministrin Berisha si grabitës të pronave të shqiptarëve, duke theksuar se familja kryeministrore po kërkon të bëhet latifon
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rama në Orikum: Berisha po bëhet latifondisti më i madh në ShqipëriNga TemaKryetari i PS, Edi Rama, akuzoi dje nga Orikumi kryeministrin Berisha si grabitës të pronave të shqiptarëve, duke theksuar se familja kryeministrore po kërkon të bëhet latifondistja më e madhe në Shqipëri. Rama shkoi dje në Orikum për të zhvilluar një takim me banorët, të cilët protestuan pak ditë më parë në mbrojtje të pronës së tyre, ku protestat u përshkallëzuan deri në konflikt fizik midis banorëve dhe policisë.
Rama tha dje se “56 banorët e Orikumit janë prekur nga shteti në pronën e tyre, por shumë shpejt do të jenë edhe 600 të tjerë që do të pësojnë të njëjtin fat. “Sot janë prekur 56 familje, nesër do të jenë të tjerë dhe në tërësi 600 familjet që kanë këtë problem, do të preken. Qoftë me pronën e re dhe të vjetër është bërë katrahurë dhe me kthimin e Sali Berishës në pushtet, kjo është shfrytëzuar edhe më tepër. Orikumi është vetëm një pjesë e zullumit që po bëhet në gjithë vendin me pronat. Ajo polici që vjen këtu me shkopinj gome, është policia e shtetit tonë, është policia e shtetit tuaj, të kthyer në bandë që i shërben drejtpërsëdrejti familjes së Sali Berishës. Sali Berisha kërkon të bëhet pronari më i madh i Shqipërisë, familja e tij po bëhet latifondiste shqiptare. Ju e dini tani se, edhe njohja, edhe kthimi i pronave po bëhet me sekser. Po nuk bëre pazar me familjen kryeministrore, nuk merr asnjë metër katror tokë”, - tha Rama.
Kryetari i PS iu premtoi banorëve të Orikumit asistencë ligjore nëpërmjet ekspertëve juridikë të PS, të cilët, sipas Ramës, do të ndihmojnë banorët e Orikumit për të zgjidhur konfliktin që ata kanë me shtetin për pronën e tyre. “Siç u kemi premtuar, unë do të angazhoj, jo vetëm deputetët që kam me vete, Dedën dhe Toçin, por edhe juristët më të mirë që kemi, deputetë apo jo. Do të ngremë një grup specialistësh që do të bëjnë avokatinë tuaj, deri në zgjidhjen e këtij problemi. Në qoftë se shteti i kapur peng nuk u përgjigjet, ne së bashku do të gjejmë gjithë argumentet që t’i rreshtojmë në gjykatë. Aty ku vidhet vota, vidhet dhe toka e gjithçka tjetër. Një pushtet që vjedh votën, vjedh çdo gjë tjetër. Personalisht Sali Berisha po përdor pushtetin për t’u bërë pronari më i madh i pronave, latifondist. Jemi bashkë për të dhënë e gjetur zgjidhje ligjore. Unë jam me ju nëpërmjet rrugës së ligjit dhe fakteve”, - tha dje Rama në Orikum.