Rama ne Peshkopi Gati per protesta
Konflikti i shperthyer brenda Levizjes Socialiste per Integrim po merr udhe si problem penal dhe me pak politik. Keshtu reagimet e djeshme te disa drejtuesve socialiste jane vleresuar disi ndryshe nga kreu i Partise Socialiste Edi Rama i cili ka qene dje ne Peshkopi ne kuader te turit ne baze Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim. Ato qe Ilir Meta dhe Dritan Prifti i shohin ne endrra naten ia thone njeri-tjetrit ne mengjes eshte shprehur Edi Rama ne takimin me strukturat e PS-se ne Peshkopi. Ai ka riperseritur edhe njehere shqetesimet e krijuara me situaten ekonomike sociale dhe politike ne vend. Ashtu sikurse ne qytetet e tjera ku Rama ka qene i pranishem edhe ne Peshkopi ai ka nenvizuar drejtesine e angazhimit te Partise Socialiste per transparencen e zgjedhjeve realizimi i se ciles eshte nderhyrja me e mire per te eliminuar krizen politike. Po keshtu kreu i PS-se ka mbajtur ritmin e trajtimit te krizes ekonomike qe po transformohet aktualisht ne nje pike qendrore te ligjerimit politik opozitar. Konflikti i nisur ne Tirane mes tregtareve dhe qeverise per vendosjen e kasave fiskale eshte vleresuar nga kreu socialist si deshmi e deshtimit te sistemit ne vend. Edi Rama ka perkrahur reagimin e tregtareve pa harruar ketu edhe premtimin e selise roze per te zbardhur ate qe ajo e cileson si afere korruptive me shitjen e kasave fiskale.
Nderkohe qe PS eshte perfshire me pergatitjet e fundit per protesta nuk ka munguar edhe nje zhvillim i ri edhe pse i paralajmeruar.
VeliajDje kreu i Partise G99 Erion Veliaj se bashku me nje pjese te bashkepunetoreve te saj ka zyrtarizuar kalimin drejt PS-se apo me sakte bashkimin me te. Ky bashkim i paralajmeruar vjen para zgjedhjeve lokale te vitit 2011 dhe ne nje kohe kur PS ka bere te veten devizen e zgjedhjeve te parakohshme. Lidhur me procesin elektoral duhet nenvizuar qendrimi disi tensionues i selise roze ku edhe dje Rama ka bere te ditur pjesemarrjen ne to por me rregulla dhe sigurine e gares. Ajo qe mbetet e pasqaruar eshte menyra e realizimit te kesaj pasi si nje objektiv mirefilli politik ai nuk po duket ende ne rrugen e zgjidhjes dhe diskutimit.