Zevendesi i Clinton takohet me Kryeministrin
Kryeministri Berisha dhe zevendessekretari i Departamentit te Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes James Steinberg zhvilluan nje takim ne Nju Jork ku u diskutua edhe ne lidhje me hetimin e zgjedhjeve te shkuara zgjedhore. Gjate takimit me zyrtarin e larte amerikan kreu i qeverise beri te qarte se mazhoranca nuk do ti plotesonte kerkesat e opozites qe lidheshin me shkeljen e vendimeve qe kishte dhene gjyqesori. Kryeministri Berisha shprehu gatishmerine per hetim te te gjitha problemeve te pretenduara nga Partia Socialiste me perjashtim te ceshtjeve per te cilat ekzistojne vendime gjyqesore theksohet ne njoftimin e Keshillit te Ministrave per mediat. Por nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se mazhoranca i ka ofruar opozites te drejten ekskluzive per hartimin e amendamenteve te kuadrit ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Ne lidhje me kete qendrim kreu i qeverise mori edhe vleresimet e zyrtarit te larte amerikan. Lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe perpjekjet per arritjen e nje zgjidhjeje per situaten e krijuar pas tyre zoti Steinberg vleresoi oferten e bere nga Kryeministri Berisha drejtuar opozites per reformim te kuadrit zgjedhor ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme lokale theksohet ne njoftimin e Kryeministrise. Po keshtu zevendessekretari i Shtetit Steinberg u shpreh se kishte ndjekur nder vite ndryshimet rrenjesore ne Shqiperi. Gjithashtu Steinberg vleresoi rolin e Shqiperise ne NATO dhe e falenderoi Kryeministrin per pranimin nga ana e Shqiperise te te burgosurve te Guantanamos.