Obama takohet ne Nju Jork me Presidentin por jo me Berishen
Presidenti Bamir Topi u takua te enjten ne mbremje me numrin nje te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama. Si kryetar i delegacionit shqiptar Presidenti Bamir Topi se bashku me bashkeshorten e tij moren pjese ne pritjen zyrtare qe Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Pare e Shtepise se Bardhe Mishel Obama dhane ne Muzeun e Historise se Natyres te Nju Jorkut. Ndryshe nga nje vit me pare kur i pranishem ne ceremonine e organizuar nga Presidenti Obama ndodhej Kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij kete here ftesa per delegacionin shqiptar ka qene vetem per Presidentin ose kryetarin e delegacionit shqiptar. Ndersa Kosova ka qene e perfaqesuar ne Muzeun e Historise se Natyres ne Nju Jork nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci. Vizita e Kryeministrit Sali Berisha ne Nju Jork zgjati vetem pese dite dhe ishte shume e vaket ne takimet me administraten e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku nga zyrtaret e administrates Obama Kryeministri Berisha u takua vetem me zv/sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve James Steinberg.
Topi-ObamaPritja zyrtare e organizuar nga cifti Obama ne Muzeun e Historise se Natyres ne Nju Jork per nder te presidenteve te vendeve pjesemarrese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara kishte te pranishem edhe kryetarin e delegacionit shqiptar Bamir Topi dhe bashkeshorten e tij Teuta Topi. Kreu i shtetit shqiptar zhvilloi edhe nje takim miqesor me Presidentin e SHBA Barak Obama dhe ne fund bene edhe nje fotografi te perbashket se bashku me bashkeshortet. Gjate takimit te shkurter por te ngrohte e miqesor te dy presidentet vleresuan marredheniet e shkelqyera historike mes Shqiperise dhe SHBA-ve si dhe bashkepunimin e ngushte e strategjik si dy vende aleate e partnere. Presidenti Topi i shprehu mirenjohjen homologut Obama per mbeshtetjen e pakursyer dhe te vazhdueshme te shtetit dhe administrates amerikane per kombin dhe ceshtjen shqiptare duke e siguruar njekohesisht se Shqiperia do te vazhdoje te mbetet nje aleat shume besnik dhe i besueshem jo vetem si anetare e NATO-s por edhe ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar dhe ne perballimin e sfidave te perbashketa globale. Gjate qendrimit ne pallatin e qelqte kreu i shtetit shqiptar eshte takuar me Kryeministrin e Greqise Jorgo Papandreu Kryeministrin Hashim Thaci dhe Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu. Kryeministri Berisha nga ana tjeter takoi ne Nju Jork zevendessekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve James Steinberg. Zoti Steinberg ishte i vetmi nga administrata e Presidentit Obama i cili u takua me Kryeministrin Berisha. Kryeministri Berisha u takua ne Nju Jork me homologun e tij grek Papandreun Kryeministrin e Tanzanise Japonise dhe Presidentin francez Nikolas Sarkozi.