Balla Te behet transparenca e rrefimit te ish-ministrit
Debatet e forta mediatike mes drejtuesve te Levizjes Socialiste per Integrim kane marre dje nje shpjegim plotesues nga Partia Socialiste. Numri dy i grupit parlamentar te saj Taulant Balla duke folur rreth lakimit te PS-se ne kete konflikt te dyshes se LSI-se e ka gjetur shkakun e reagimeve te ketilla te paqendrueshmeria politike e Ilir Metes. Se cfare ka folur Dritan Prifti me Ilir Meten perpara tri diteve ate e dine vetem keta te dy. Por tashme shqiptaret jane mesuar me paqendrueshmerine e Ilir Metes i cili perpara tri ditesh tha dicka tjeter sot thote tjeter gje e pas tri ditesh sigurisht do te thote gjera te tjera tha Balla. Duke perdorur me shume nje konstatim sesa nje interpretim ai ka ecur me tej per te kaluar te nje kerkese publike ndaj Metes ate per akuzat e forta te Dritan Priftit. Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet te bejne transparente dhe te japin shpjegime per publikun lidhur me akuzat dhe rrefimin e rende qe beri mbreme ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Kryeministri dhe zevendeskryeministri duhet te hedhin urgjentisht drite dhe te sqarojne lidhjet e tyre me akuzimet e Dritan Priftit ndaj Agron Kulicit ish-badigard i Sali Berishes dhe sot zevendesdrejtor i Pergjithshem i Policise se shtetit i cili sipas rrefimit te ish-ministrit drejton nje rrjet kriminal kontrabande nafte tha Balla. Ne nje fare menyre kriza e LSI-se ka sherbyer per te ushqyer me mire akuzat e PS-se per ti bere ato legjitime permes konfirmimit qe ka dhene ne Top Channel ish-ministri i Ekonomise Prifti. Nje koalicion pazaresh qe po peshon mbi ekonomine e vendit sikurse e quajti Balla perben nje arsye me shume per angazhimin e opozites per te mundesuar nje ndryshim politik thelbesor. Per me teper ai ka kerkuar nga prokuroria qe te nise hetimet per zbardhjen e te gjitha akuzave te bera publike keto dite per te gjitha keto afera te tmerrshme korrupsioni qeveritar.