E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, bombë makinës së drejtoreshës së burgut të Koridhalos

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot herët në mëngjes, në orën 4:42, në lagjen Dafni të Athinës, pasi një sasi eksplozivi i ishte vendosur makinës së drejtoreshës së burgut të Koridhalos, Maria Stefi. 

Shpërthimi u paralajmërua në orën 4:15 në një site interneti dhe në një TV dhe ndodhi rreth 20 minutash pas njoftimit, pak para se të mbërrinte policia. 

Policia shuajti zjarrin dhe tërhoqi mjetin për analiza laboratorike, por për shkak të kohës së shkurtër që nga momenti i njoftimit, nuk arriti të kryejë evakuimin e banorëve të pallateve përreth. Nga shpërthimi ka një grua të lënduar dhe dëme të shumta materiale në ndërtesat pranë makinës. 

Në vendgjarje shkuan menjëherë forcat antiterrorizëm, pasi vepra u klasifikua menjëherë si vepër terroriste dhe mendohet se në të, janë përfshirë grupe të organizatës terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”, anëtarë të së cilës ndodhen në burgun e Koridhalos. 

Policia po kontrollon zonën dhe ka nisur hetime të gjera për të identifikuar dhe kapur autorët e vënies së bombës.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›