E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, nis trajnimi i KZAZ-ve ne zonen e Shkodres

"Administrimi me transparence i zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, eshte vendimtare per daljen e Shqiperise nga kriza e tranzicionit". Keshtu ka deklaruar kreu i KQZ-se Arben Ristani, pas nje takimi me anetaret e KQZ-se se Shkodres dhe Malesise se Madhe qe kane filluar tashme trajnimin per mbarevajtjen e procesit zgjedhor. "Presupozohet se keto zgjedhje do te krijojne mundesine e shkeputjes nga tranzicioni. I gjithe procesi ka nisur mbi bazen e nje konsensusi edhe veprimtaria e KQZ-se, eshte karakterizuar nga nje fryme bashkepunimi dhe konsensusi. Procesi do te kete edhe nje vecanti tjeter, pasi do te monitorohet me kamera, numerimi i votave", u shpreh kreu i KQZ-se Ristani. Per sa i perket pyetjes se gazetareve ne lidhje me pajisjen me karta, ai u shpreh se nuk mund te kete nje qendrim zyrtar per kete proces, pasi kjo eshte nje detyre qe i perket Ministrise se Brendshme. "Nuk mund te kete nje qendrim zyrtar te KQZ-se, sepse eshte nje proces qe nuk ka te beje me detyrat tona. Ka vetem nje detyrim qe percaktohet ne Kod, qe ka te beje me informimin e KQZ-se nga ana e Ministrise se Brendshme per procesin", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›