E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, preference per Bumcin

Kryeministri Berisha, dy dite me pare ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV "Klan" ka shprehur qarte preferencen e tij, per emrin e Aldo Bumcit, ne krye te PD ne kryeqytet. Ne te njejten kohe ai eshte shprehur se dhe kandidatura e Mustafajt nuk perjashtohet, dhe gara eshte e hapur. Po japim dhe njehere pergjigjet e kryeministrit Berisha per garen ne PD.

Si i shihni zgjedhjet ne Partine Demokratike ne Tirane...?

Eshte nje gare e hapur. Ka nje statut qe eshte kryesia ajo qe perzgjedh. Te jeni i sigurt qe baza do te jete ajo qe do te votoje dhe ka kandidatura te shkelqyera, sic eshte zoti Bumci.

Do ta pranoni Mustafajn?

Jo, nuk mund te perjashtohet. Kur e keni pyetur ju eshte pergjigjur se eshte keshilluar me statutin, ai e parashikon. Nuk mund ti heq askujt te drejten per te kandiduar nese ai e deshiron kete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›