Rama në Shkup, takon Cervenkovskin
Takimin e parë, Rama gjatë ditës së diel e zhvilloi me kryetarin e LSDM, Branko Cervenkovski.
Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer qëndrimet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni sa i takon integrimit evropian dhe mundësive për të përshpejtuar këto procese. Një çështje tjetër me rëndësi në takimin e Kryetarit të PS Edi Rama dhe Kryetarit të LSDM Branko Cervenkovski kanë qenë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendimi kur kanë pohuar se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të një niveli që konsiderohet i mirë, por që sigurisht thellimi i mëtejshëm i tyre është një mundësi e vazhdueshme. /Start/
2011-12-05 08:55