E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Maqedoni, sot takime me Ahmetin dhe Thaçin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vijon vizitën e tij në Maqedoni ku sot pritet të zhvillojë takime me dy krerët e partive shqiptare në Tetovë, me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.
 

Takimet do të zhvillohen në selitë partiake të këtyre dy partive shqiptare, ku pritet që në qendër të vëmendjes të jenë zhvillimet politike në Maqedoni dhe Shqipëri, çështjet që prekin shqiptarët, bashkëpunimi rajonal dhe ndërshqiptar si dhe çështje të integrimit euroatlantik.
 

Rama gjatë qëndrimit në Tetovë do të bëjë promovimin e librit “Kurban” në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Kryesocialisti Rama ditën e djeshme promovoi librin e tij në Qendrën teatrore për fëmijë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa më pas zhvilloi një takim me kreun e partisë Lidhja Social Demokrate Maqedonase, (LSDM), Branko Cërvenkovski.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›