I ftohti, mjekët: Kush është me zemër të rrijë brenda
TIRANE- Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë edhe një rritje të numrit të personave të cilët janë prekur nga viroza apo edhe ftohjet. Sipas mjekëve, duket se i ftohti ka reflektuar menjëherë tek personat të cilët kanë një imunitet të dobët, si dhe tek fëmijët të cilët janë edhe më të rrezikuarit. Por përveç fëmijëve, një tjetër kategori që shfaq shqetësime për shkak të të ftohtit, janë edhe moshat e treta, që sipas mjekëve i manifestojnë me probleme kardiake. Numri i personave që i drejtohen edhe dyerve të Dispancerisë së kryeqytetit është tepër i lartë. Sipas mjekes Entela Nako, çdo ditë vizitohen deri në 30 persona, por sidomos këto ditët e fundit numri i pacientëve është shtuar. Ndërkohë që sipas të dhënave, gjatë javës së fundit numri i të prekurve nga virozat ka shkuar në 14 mijë.
KËSHILLAT
Duke parë këto kushte klimaterike dhe temperaturat më të ulta që janë shënuar për këtë dimër, mjekët japin disa këshilla. "Fëmijët dhe moshat e treta, duke qenë se kanë një imunitet më të ulët, janë kategoritë që preken më shumë ndaj duhet shumë kujdes. Të moshuarit që vuajnë nga sëmundjet kronike kardiake duhet të eliminojnë daljen në orët e vona, por edhe në mëngjes herët. Po ashtu edhe fëmijët, dhe mundësisht të mbajnë shalle për të mos lejuar futjen e ajrit të ftohtë në rrugët e frymëmarrjes. Ndërsa personat që kanë probleme polmonare këshillohet që të mos dalin nga shtëpia, sidomos këto ditë kaq të ftohta.",- ka thënë mjekja pneumologe pranë Dispancerisë. Ndër të tjera mjekët sugjerojnë, që të moshuarit e sidomos personat që vuajnë nga probleme kardiovaskulare dhe ato pulmonare, të qëndrojnë në shtëpi të paktën në orët e ftohta të mëngjesit dhe të darkës, ku temperaturat regjistrojnë nivelet e tyre më të ulëta. Po kështu, të njëjtat këshilla vijnë edhe për prindërit e rinj me fëmijë të sapolindur, apo në periudhën e qumështit, që të mos i nxjerrin jashtë për shëtitje, gjatë orëve kur i ftohti është tejet agresiv. Ndërkohë, ndër këshillat më të rëndësishme është ajo e marrjes së sa më shumë lëngjeve, të cilat përmbajnë vitaminë C, si dhe ushqyerjes së fëmijëve me po këto lloj frutash, sidomos lëng portokalli i freskët. Simptomat e pacientëve të prekur kryesisht: Komplikacionin më të rëndë e shfaq pneumonia, por e përgjithshmja është temperaturë e lartë, me ethe, kollë e disa raste edhe me të vjella,- kanë sqaruar mjekët.
(m.a/GSH/BalkanWeb)