Topi:Gjuha e harmonisë e vetmja që të çon përpara

Presidenti i vendit Bamir Topi, ka ripërsëritur apelin për harmoni dhe bashkëpunim mes palëve.
Nga Konispoli ku ka zhvilluar një takim me banorët e kësaj zone, kreu i shtetit ka theksuar se “gjuha e harmonisë është e vetmja rrugë që na çon përpara.
Gjithashtu kreu i shtetit ka falenderuar banorët për pritjen e veçantë duke shtuar se puna dhe ndërshmëria spikasin në Konispol. Sipas tij emblema e kësaj zone është blektoria dhe frutikultura.
Ndërkohë më herët kreu i shtetit komunën Xarë të Sarandës, ku ka përgëzuar banorët që pas jetës së vështirë në emigracion kanë ringjallur kulturën bujqësore në vendin e tyre.