Londër, pritet vendimi për ekstradimin e Assange

Një gjykatë në Londër do të vendosë sot nëse themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, mund të ekstradohet nga Britania në Suedi.
Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Assange, lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale.
Assange mohon akuzat duke thënë se ai është bërë shënjestër sepse ka publikuar mijëra sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkuara.
Muajin e kaluar, Assange ka njoftuar se WikiLeaks, do të ndaloj së publikuari memorandumet sekrete, ndërkaq do të fokusohet në rritjen e fondeve sepse janë duke ndërprerë fondet për këtë grup.