E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Situata e rendit, më e keqja që prej 97

Gazeta Shqip

Kryesocialisti Edi Rama e ka cilësuar situatën e rendit në vend si më të keqen që prej vitit 1997. Reagimi i Ramës në rrjetin social Twitter ka ardhur pas ngjarjes së djeshme në Tiranë, ku një 37-vjeçare u vra me thikë në sy të fëmijëve për tu grabitur.

Shqipëria nuk qeveriset, krimi bën çtë dojë, teksa qeveria merret me grabitjen e vendit e Kryeministri të vetmen punë ka të shajë e shpifë për opozitën!, shkruan Rama në Twitter.

Kreu i opozitës shprehet më tej se vendit i duhet një rilindje.

Kurrë më keq se sot ska qenë gjendja e rendit publik në Shqipëri prej 97-ës! Kurrë më shumë ska pasur korrupsion e krim. Duhet Rilindje!, shkruan Rama.

8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Rama në Twitter: Situata e rendit, më e keqja që prej 97 burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›