E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Vorë, 300 anëtarësime të reja

Në vijim të turit të anëtarësimeve të të rinjve në PS, kryesocialisti Edi Rama është ndalur në Vorë, ku pjesë e kësaj force politike janë bërë 300 anëtarë të rinj.
 

Në prag të 4 vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, një zonë shumë pranë Vorës, kryesocialisti Rama u ka bërë apel të rinjve të kësaj Bashkie të bëhen pjesë e politikës, për ti dhënë fund korrupsionit e krimit.

Kreu i selisë rozë tha se programi i PS-së për një Rilindje Shqiptare është zgjidhja e vetme për një Shqipëri europiane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›