E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeqaj: Tu jepet fund proçeseve gjyqësore, bashkëpunim me të djathtët

"Duhet te jemi tolerant dhe mos të nxitohemi për vendimin e Gjykatës së Fierit për Këshillin bashkiak, afati i të cilit është 10 ditë nga momenti i dhenies se vendimit". Keshtu eshte shprehur kryetari i bashkise së Fierit, Baftjar Zeqaj ne nje interviste per Ora News, i cili thekson se duhet t`i jepet fund proceseve gjyqesore dhe të krijohen më shumë mundësi bashkëpunimi me te djathtet per te shqyrtuar problematikat e qytetit dhe në shërbim të jetës sociale në Fier.
 

Zeqja shpjegon se vonesa e mbledhjes se Keshillit bashkiak ka sjelle edhe bllokimin e nje sere investimesh ne qytet, si "Pallati i Sportit, apo edhe shperndarja e banesave sociale per te pastrehet. Cështja e Këshillit bashkiak është kthyer disa herë në një shqetësim serioz për banorët e zonës, të cilët prej kohësh janë në pritje të një konsensusi mes këshilltarëve për të miratuar edhe projektet e lëna pezull.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›