E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanalizimet të përfundojnë para sezonit turistik

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike.

Kreu i qeverisë ka mbledhur sot  grupin e punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve, ku i kërkoi ministrisë së Mjedisit, që të praktikojë qëndrime më të rrepta, ndaj të gjithë atyre strukturave vendore që nuk trajtojnë mbi baza ligjore problemet e lidhura me gropat septike.

Është shumë e rëndë kur edhe në vendet që ka kolektor, apo impiant përpunimi, këto struktura bëjnë zgjidhje më të shkurtra dhe nuk i zhvillojnë tërësisht kapacitetet e tyre. Ministria e Mjedisit duhet të praktikojë qëndrimet më të rrepta, ndaj të gjithë atyre që nuk trajtojnë mbi baza ligjore problemet e lidhura me gropat septike, u shpreh Kryeministri.

Më tej, ai tha se është e domosdoshme që Drejtoria e Rrugëve, në të gjitha ndërtimet, të parashikojë  kolektorët e ujërave të shiut, duke shtuar se, shoqëritë e ujësjellësve duhet të jenë përgjegjëse për furnizimin me ujë, për shërbimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujerave të shiut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›