E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në kërkim të LSI së djathtë

Nga Besnik Manushi

Marrëdhëniet e Edi Ramës me pushtetin kanë marrë trajtën e marrëdhënieve kryetar bashkie-qytetar. Këtë herë debati ka qenë shumë i ashpër dhe taborët kanë nxjerrë në pah pamundësinë e një kryetari për të dyzuar me sukses pushtetin e tij. Pushteti i tij shtrihet tashmë nga Banka e Shqipërisë deri te Xhamia. Por takimin gazetarët e kanë të paqartë, te Partia Socialiste apo te bashkia. Ky sqetullim jo i shëndetshëm i dy pushteteve ka bërë që secili nga kungujt e tij të pësojë çarjen e radhës. Këtë herë kryetari i bashkisë ka dështuar në miratimin e buxhetit të bashkisë për 2009, buxhet i cili për hir të së vërtetës të than krahët përballë një fushate që do e cilësoja të padrejtë mes njeriut të dypushtetshëm në opozitë dhe xhelatëve elektoralë, LSI dhe PD. Votat e këtyre të fundit në Këshillin Bashkiak për pak kanë nxjerrë në ankand postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Moralisht, Rama është një kryetar bashkie i dështuar, u bë vite që në Tiranë nuk ndodh asgjë e re, të krijohet përshtypja sikur punohet mbi të njëjtat projekte dhe ato të përfunduarat riciklohen në makinën qeverisëse. Por, de fakto dhe de jure Rama ka humbur shumicën në Këshillin Bashkiak, megjithatë të mirat e qytetarëve janë të mirat e qytetarëve, por vendime unilaterale nga ana e tij nuk mund të ndërmerren pa kalimin e buxhetit. Këtë pikë të dobët për qytetarët e thjeshtë e kanë të gjithë faktorët politikë në vend. Megjithatë, Rama gjeti një rrugë shumë konstruktive. Me sa u pa, ai iu dërgoi një letër (ndoshta jo-zyrtarisht), mëkëmbësve të tij, të cilët nga momenti në moment dukeshin sikur ishin gati ta votonin dhe ta kalonin buxhetin, për t’u mbledhur në një sallë të madhe, nostalgjike kongresesh për t’iu kundërpërgjigjur vendimit të Këshillit Bashkiak me nevojat që kishin sektorë të ndryshëm të komunës. Aty Rama u paraqit në formën e tij më objektive, por pasazhe të tilla si “shërbëtor” tregojnë jo vetëm konstruktivitetin e tij, por edhe një lloj dëshpërimi deri në përgjërim dhe kjo është diçka, e cila tregon pasigurinë e tij deri në panik. Loja bashkiake tregoi që Rama dhe Berisha nuk kanë shumicë, por ky realitet i ri nuk është transferuar ende në Kuvendin e Shqipërisë. LSI nuk është më aleate me Ramën, por nuk është as me Berishën dhe mund të luajë një lojë konstruktive në mes të një opozitarizmi të vërtetë në krahun e majtë, sa kohë që nuk pranon kompromis me Berishën. Por ky opozitarizëm e humbet konstruktivitetin e tij, nëse drejtohet ndaj të djathtëve, kështu që një e djathtë si LSI do ishte shumë efektive për demokracinë në vend. Natyrshëm Rama këtë LSI po e kërkon te të djathtët, por jo për një opozitarizëm të djathtë konstruktiv, por për një vegël që do e ndihmonte në Këshillin Bashkiak kundër PD. Dhe do duhej mbase të shpikej dhe nga hiçi një parti e tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›