E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita vazhdon protestën dhe grevën. Rama: Në betejë për aspirata të mëdha

TIRANE- Opozita vijon sot protestën para kryeministrisë. 22 deputetë të PS-së dhe 180 mbështetës, të cilët nga mbrëmë hynë në grevë urie kanë kaluar natën në cadrat e ngritura në bulevard, pas fjalimeve në nisje të protestës. Qindra qytetarë janë bashkuar sot në mëngjes protestës së PS-së në bulevardin "Deshmoret e Kombit”. Gjate pasdites, Policia e Tiranes u kërkoi organizatorëve të grevës së urisë në sheshin para Kryeministrise te zhbllokojne bulevardin Dëshmoret e Kombit në mënyrë qe te levizin lirisht mjetet e transportit.

ORA: 20:13- ERJON VELIAJ I BASHKOHET GREVëS
Kryetari i grupimit G99 i bashkohet 22 deputetëve socialistë, të cilët janë futur prej mbrëmjes së djeshme në një grevë urie, në shenjë proteste ndaj mosreagimit të qeverisë ndaj kërkesave të opozitës për transprencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ashtu sic kishte paralajëmruar Veliaj ka vendosur të vazhdojë protestën duke u futur në grevë urie bashkë me 22 deputetët e tjerë dhe 180 qytetarët që mbështesin kauzën e opozitës.

ORA: 20:04- RAMA: Në BETEJë PëR ASPIRATA Të MëDHA
Kreu socialist Edi Rama ka dalë sërish përpara protestuesve, që kanë mbushur edhe pasditen e sotme sheshin përpara selisë së kryeministrisë, duke u bërë thirrje të rezistojnë në funksion të përmbushjes së kauzës për transparencën e plotë të zgjedhjeve.

“Të bëjmë c’të mundemi për të rezistuar, për ti dhënë kësaj kauze cdo energji pozitive në funksion të zgjedhjeve e të zgjidhjeve, për një Shqipëri ku rrënimi ekonomik duhet të ndalet” u shpreh Rama.

Ndërsa e cilësoi aksionin politik të opozitës si betejë të madhe për aspirata të mëdha, kryesocialisti përmendi koncertin festiv të mazhorancës të cilin e quajti, nje akt të dëshpëruar.

“Kjo është një betejë e madhe për aspirata të mëdha. Nuk është rruga e përfitimit të njërës palë në kurriz të palës tjetër, por është rruga për të gjithë shqiptarët që të kenë liri , te drejta dhe shanse të barabarta” theksoi Rama.

Pas fjalimit përpara protestuesve , Rama ka vizituar qytetarët që i janë bashkuar grevës së urisë të 22 deputetëve socialistë.

ORA 19:55 - KODHELI: PRESIM HAPA KONKRET NGA QEVERIA
Deputetja Mimi Kodheli ka deklaruar se tashmë populli shqiptar e ka kuptuar që mungesa e transparencës nuk sjell integrimin. “Populli shqiptar është sensibilizuar se mungesa e transparencës dhe e lirisë së fjalës vijnë duke u përkeqësuar prandaj populli shqiptar e ka të qartë që kjo qeveri nuk e con dot drejt Europës” – tha Kodheli.

Vendimin për nisjen e grevës së urisë nga 22 deputetë, Kodheli e cilësoi si “një vendim sublim, mendoj se jemi në të drejtën tonë dhe nuk do të ketë asnjë hap mbrapa, presim hapa konkrete nga qeveria. Qeveria e sotme duhet ta kuptojë që ne e kemi seriozisht, se populli e ka seriozisht, sepse nuk mund të durohet më deformimi i zgjedhjeve dhe mohimi i fjalës së lirë” – theksoi Kodheli.

ORA 19: 45 - DOKLE: PO PëRDORIM REZISTENCëN
Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka deklaruar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se nisja e grevës është shembull i qendresës dhe rezistencës për ti dhënë fund padrejtësive.
“Ne nuk përdorim dhunë por do përdorim qëndresën dhe rezistencën për të zgjidhur problemin më të madh që ka Shqipëria” – tha Dokle.

ORA 19:00 - BUSHATI: POLICIA PALë ME PUSHTETIN
Deputeti socialist Ditmir Bushati ka deklaruar pasditen e sotme se policia e shtetit dhe garda janë vënë në funksion të pushtetit. Bushati i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të mos përdorë këto institucione, që sipas Bushatit duhet të siguronin mbarëvajtjen e protestës. “Kam përshtypjen se policia e shteti dhe garda e policisë janë vënë në funksion të pushtetit dhe jo në mbarëvajtje të protestës, janë bërë palë. Nuk ka polici që mund të pengojë protestën ligjore të qytetarëve. është një e drejtë që i përket popullit dhe askush nuk mund ta kushtëzojë” – tha Bushati.

Në fjalën e tij iu bë apel edhe Kryeministrit Berisha edhe Presidentit të marrin rolin që i takon. “Vazhdoj ti bëj apel Kryeministrit të mos luajë me zjarrin dhe të mos keqpërdorë policinë e shtetit. I bëj thirrje Presidentit të Republikës të marrë pozicionin e tij në këtë ngjarje” – vijoi Bushati.

Sipas tij, “Vatra kryesore për transparencën do të jetë bulevardi Dëshmorët e Kombit” që është simbol i rezistencës dhe antifashizmit.
Në lidhje me grevistët dhe reagimet e ndërkombëtarëve për këtë situatë, Bushati u shpreh se këta të fundit duhet ta vlerësojnë Shqipërinë në emër të standarteve dhe jo në emër të pozitës dhe opozitës. “Protestuesit kanë një moral shumë të lartë, kjo na motivon ti japim edhe në mbështetje. është pengesë për të përcaktuar disa standarte, kërkojmë aq sa mund të kërkojnë edhe qytetarët e vendeve anëtare të NATO-s. Kërkojmë nga ndërkombëtarët një reagim që fllet në emër të standarteve dhe jo në emër të opozitës dhe maxhorancës” – theksoi Bushati.

ORA: 17:05- EKIPE MJEKSORE PRANë GREVISTEVE
Autoritetet shëndetësore kanë marrë të gjitha masat me angazhimin e ekipeve mjekësore të gatshme përgjatë 24 orëve, pranë grevës së urisë së 22 deputetëve socialistë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Pëllumb Pipero, drejtori i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, sqaroi se Autoriteti Rajonal Shëndetësor i Tiranës ka marrë masa për ekipet mjekësore, të cilët qëndrojnë në gatishmëri pranë ambjenteve të grevës. Ndërkohë, sipas tij, edhe në spitale janë marrë masa për çdo rast të nevojshëm për to. Nga ana tjetër, ai theksoi se në rast se do të jetë e nevojshme, do të ngrihet dhe një pikë shëndetësore pranë ambjeteve të grevës.

ORA 16:00-PROTESTA; POLICIA THIRRJE PER ZHBLLOKIM TE BULEVARDIT
Policia e Tiranes u kërkon organizatorëve të grevës së urisë në sheshin para Kryeministrise te zhbllokojne bulevardin Dëshmoret e Kombit në mënyrë qe te levizin lirisht mjetet e transportit.
Në një njoftim për shtyp të policisë së kryeqytetit theksohet se në përgjigje të kërkesës së Partisë Socialiste për zhvillimin e protestës së 30 Prillit, policia ka dhënë lejën përkatëse dhe ka njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e rendin e qetësisë, gjatë zhvillimit të tubimit të kërkuar prej saj, në sheshi “Skëndërbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, prej ores 15 00 te kesaj date.
Ndërkaq në këtë njoftim policia bën të ditur se përmes një tjetër shkrese i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se, për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi sipas nenit 5 pika 2 gërma c të Ligjit “Për Tubimet”, nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë.
Duke u ndalur ne vendimin e PS që 22 deputetë të hyjnë në grevë urie, Policia thekson se Partia Socialiste në gjithë kërkesat që ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallzim të protestës, me qëllim që Policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit.
“Sqarojmë opinionin publike se, veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal- dekalron ne kete njoftim Policia e Tiranes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

ORA 15:30-GREVISTET KOSNUMOJNE VETEM UJE
Grevistet vazhdojne te qendrojne ne cadrat e ngritura para selise se qeverise. TVNews24 meson se grevistet gjate gjithe kesaj kohe konsumojne vetem uje dhe asnje produkt tjeter. Shume nga grevistet kane zgjedhur menyra te ndryshme per te kaluar kohen, ku nje eshte dhe loja me domino. Grevistet ndodhen sot ne diten e dyte, ndersa mesohet se aleatet e PS e kane mbeshtetur kete greve, por pa marre pjese ne te. Mesohet se Erjon Veliaj i G99 ka shfaqur vullnetin per te hyre ne greve dhe pritet nga casti ne cast nje konkretizim i ketij vendimi.

ORA 14:30-DEPUTET PROTESTUES. MBESHTETJE GREVES
Edhe Spartak Ngjela i Partisë për Ligj e Drejtësi ka mbajtur një fjalë sot para pjesmarrësve në protestën maratonë të PS. Sipas Ngjelës, cadrat do të mbeten një simbol i demokracisë”. Duke garantuar mbështetje maksimale për grevën e opozitës, Ngjela ironizoi festen e PD pak metra larg cadrave te grevistëve. “Festa e mazhorancës qesharake, para kauzës sonë”.

Edhe deputetja Arta Dade në fjalën e saj në podium theksoi dhe njëherë se protesta do vazhdojë deri në largimin e Berishës. “Këtu së bashku me qytetarët në greve, do jemi këtu deri në largimin e Berishës që vodhi votën dhe vullnetin e qytetarëve”.
"Pavarësisht avazeve që Saliu ka nxjerrë prapa kurrizit tonë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Njerëzit që kanë vajtur atje me detyrim e kanë shpirtin dhe mendjen tek kjo protestë, sepse ata vuajnë njësoj si të gjithë ata që janë këtu bashkë me ne.
Ne deputetët e Partisë Socialiste vazhdojmë të solidarizohemi në mbështetje të kolegëve tanë, që janë futur në grevën e urisë për kauzën tonë të patjetërsueshme. Ne jemi bashkë me ju, dhe ju na inkurajoni. Ne ju falënderojmë për shpirtin tuaj demokratik, për emancipimin që keni manifestuar, për imazhin demokratik që i jepni Shqipërisë, për dinjitetin që i rrisni vendit tuaj", tha Dade.

Ashtu si Dade dhe deputetja Mimi Kodheli përsëriti vazhdimin e grevës dhe protestës, pasi kauza qe mbrohet sot nga opozita, eshte kauza e gjithkujt qe i eshte shkelur e drejta nga pushteti. "Kauza jonë sublime është kauza e të drejtës, kauza jonë është kauza e lirisë, e dinjitetit, e respektit të gjithësecilit prej nesh, është kauza e punësimit, është kauza e të ardhmes së rinisë, është kauza e pensionit të minatorëve, është kauza e ish pensionit të ushtarakëve. është kauza e çdo njeri prej nesh që me dinjitet kërkon të vazhdojë të jetojë me dinjitet në këtë vend aq sa të lashtë, edhe modern", tha Kodheli.

ORA 13:45- KLOSI: JAM DIABETIK; POR GREVEN DO E VAZHDOJ
Në një prononcim për NEWS24 deputeti Blendi Klosi tha se cdo qark i Shqipërisë komunë apo bashki ka përfaqësuesin e tij në greven e urisë. I veshur me bluzë të kuqe me shqiponjën në mes Klosi tha se shumë qytetarë e mbështesin protetën dhe se “diabeti” sëmundja nga e cia vuna, nuk do ta pengojë të vazhdojë protestën. Klosi cilësoi koncertin e PD-së bajat dhe mediokër.

ORA 13:45-RAMA: SI KJO GREVE S'KENI PARE ASNJEHERE
Kreu i PS, Edi Rama ne nje dalje per shtypin theksoi se greva qe po zhvillohet eshte unike ne llojin e saj, pasi nje greve e tille nuk eshte bere kurre me pare. "Nje greve qe nuk eshte pare ne asnje eksperiencat e meparshme, kjo eshte beteja jone". Sipas Rames, Berisha disa metra larg ne KOncert vetem sa i ben karshillik protestes se opozites.

ORA 12:50-BRACE: PROTESTA JONë PëR NJë KAUZë Të DREJTë. KONCERTI I PD, TALLAVA ME TAKSAT TONA
Protesta e Partisë Socialiste vazhdon paralel me koncertin ne sheshin “Nënë Tereza”. Deputeti Erjon Brace theksoi per TVNews24 se “protesta është një kauzë më e madhe se koncerti tallava që po jepet pak metra më tutje. është një koncert dhjetra milionë lekësh nga taksat e protestuesve këtu”.

Brace theksoi se ndryshe nga protestuesit qe me shpirt po kërkojnë të drejtat e tyre, pjesrmarrja në koncertin e PD ka qënë e detyruar. “Janë marrë me forcë nga qytetet e tyre dhe janë sjellë të gëzojnë në koncertin e PD”.

Brace theksoi se cdo ditë do të ketë një protestë në oprën 18:00 pasditeve, pasi fundi i kauzës do të jetë dhe zgjidhja përfundimtare për kërkesat e PS.

ORA 11:30-RAMA: NUK NDALEMI. PROTESTA DHE GREVA DERI NE PLOTESIM TE KAUZES SONE
Kryetari socialist Edi Rama ka deklaruar sot paradite para protestuesve para kryeministrise se opozita nuk do te ndale greven dhe protesten e nisur kunder keqqeverisjes, si dhe ftoi qytetarët të vazhdojnë të protestojnë.

“Greva nuk do të ndalet dhe të gjithë ne, jo vetëm do ta mbështesim, por jemi të gatshëm për ta vazhduar këtë sakrificë. U bëj apel të gjithë protestuesve të thjeshte dhe gjithë atyre që nuk mundën të vijnë me ne, të protestojnë dhe të vijnë së bashku me rezistencën tonë. Cdo qytetar është i mikpritur të protestojë në qytetin e tij apo në Tiranë kudo ku ndodhen”, tha Rama.

Duke drejtuar falenderime ndaj protestuesve që kanë mbështetur deri tani protestën, Rama theksoi se kjo ishte dëshmi e gjallë e vullnetit të palëkundur për ti thënë jo grabitjes së votave dhe rrënimit ekonomik.

“Protestuesit i dhanë ndjenjë betejës sonë për transparencë dhe dëshmuan vullnetin e palëkundur për të ndalur rrënimin ekonomik, për të ndalur dorën që ndalon vlerat dhe demokracinë, për ta ndalur dorën që po gjunjëzon dhunshëm shtetin e së drejtës, që po e con ekonominë e vendit dhe ekonominë shqiptare drejt së keqes, që grabiti votën”.

Rama vazhdoi fjalën duke vënë theksin se “Kjo është një kjo është një kauzë që vlen dhe një sakrificë dhe se kjo sakrificë mund të jetë shpirti demokratik i kësaj proteste”.
Kryetari i PS siguroi protesta nuk do ndalet pavarësisht se qeveria bën veshin shurdh.
“Dhe në do të kthehemi sërisht në këtë Bulevard edhe më shumë se dje, edhe nëse qeveria vazhdon të bëjë qorrin dhe shurdhin para kërkesës tonë për transparencë, përpara një lirie që nuk mund të falete as të shitet".

Deputetja e PS-së, Arta Dade tha në protestën e opozitës se deputetët socialistë solidarizohen me ata që kanë hyrë në grevë.

ORA 11:20- NJE QYTETAR I PLAGOSUR NE BULEVARD
Minatorët, (te cilet nisen protesten ne oren 10.00) i janë afruar kordonit të policisë që është vendosur para godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një moment ata i janë afruar shumë kordonit dhe policia shtyu minatorët për ti larguar. Mësohet se gjatë kësaj kohe një qytetar është lënduar. Petraq Gjylameti, ka pësuar plagë të vogla në kokë dhe në dorë. Në një prononcim për NEWS24 Gurameti, skeretar i minatorëve të Përmetit tha se ishte goditur nga policia. Qytetari mori ndihmën e shpejtë nga ekipi i mjekëve që ndodheshin aty.

ORA 10.45: HYSI: PROTESTA PAQESORE, NUK BIEM PRE E PROVOKIMEVE
Deputetja Vasilika Hysi tha se pjesëmarrja e ditës së djeshme në protestë ishte masive cka dëshmon se “protesta është për parime themelore, si e drejta e votës dhe për ti thënë jo varfërisë. Ne do të vazhdojmë të këmbënglumin në protestën tonë e cila do të jetë “pa afat”- tha deputetja Hysi. “Sot në 1 maj shqiptarët janë të ndarë në dy pjesë, shumica që proteston dhe pakica që feston” –shtoi Hysi duke theksuar se protesta ka qenë dhe do të jetë paqësore. “Jemi të vendosur të mos biem pre e provokimeve”.

ORA 10:30 GREVISTI: I VENDOSUR Të VAZHDOJ GREVëN DERI Në FUND
Bekim Murati, një nga qytetarët i cili i është bashkuar 22 deputëve grevistë thotë se gjëndja shëndetësore e grevistëve është e mirë dhe një staf mjekësor i mban në vëzhgim. Ai tha se kishte hyrë në grevë urie dhe ishte i vendosur për ta mbështetur deri në fund atë për hir të transparencës së zgjedhjeve dhe zhbllokimit të krizës ekonomike.

ORA 09:45-PROTESTUESIT VENDOSEN PARA KRYEMINISTRISE
Protestuesit duke duartrokitur dhe thirrur “Poshtë Berisha” janë vendosur para godinës së kryeministrisë. Dy kordonë policie janë vendosur para kryeministrisë. Protesta vazhdon e qetë, dhe qytetarët brohorasin dhe lëshojnë thirrje kundra qeverisë.

Pak minuta më parë një militant i PD-së ka kaluar me flamurin e PD. Kjo ka ngjallur irritimin e protestuesve të opozitës të cilët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe Berishës

ORA 09.30 DOKLE: KONCERTI I PD-Së, FARS, PROTESTA NUK NDALET
Deputeti Namik Dokle tha se protesta do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as në shesh, por do të vijojë në cdo skaj të Shqipërisë. “Protesta ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme” – tha Dokle dhe paralajmëroi se nuk do të lëvizim nga bulevardi pa marrë përgjigje për transparencën që ka të bëjë jo vetëm me hapjen e kutive por me një problematikë të gjerë sociale ekonomike e cila nuk i intereson vetëm PS por të gjithë qytetarëve shqjiptarë.
Duke reaguar ndaj koncertit të PD-së Dokle tha se 1 Maji është këtu ku protestojnë minatorët, deputetët, studentët dhe të gjithë ata që duan votën e lirë, atje është një kioncert fars që i është vënë emri festa e 1 Majit.

ORA 08: 40 -DEPUTETI FATMIR TOCI: KONCERTI I 1 MAJIT, ANTIMITING
Qindra qytetarë janë bashkuar sot në mëngjes protestës së PS-së në bulevardin "Deshmoret e Kombit”. Deputetët e PS thonë se gjatë orëve në vazhdim numri i qytetarëve që do të shtohet më shumë. Fatmir Toci në një prononcim për NEWS 24 tha sa se nata ka kaluar e qetë dhe paqësore. Ai komentoi koncertin e PD-së që do të zhvillohet sot në mesditë si “antimiting të pastër" dhe ”gabim i radhës që bën qeveria në përgjigje të halleve të njerëzve.”

ORA 07.00- 22 DEPUTETET KALOJNE NATEN E PARE TE GREVES SE URISE
Njëzet e dy deputetë të PS dhe 180 mbështetës opozitarë kanë hyrë në grevë urie pa afat. Greva po zhvillohet qe prej oreve te mbremjes se te premtes ne cadrat e ngritura para kryeministrise , ndërsa pritet së shpejti t’i bashkohen edhe përfaqësues të partive aleate.
Grupi parlamentar i PS-së vendosi të marrë këtë vendim, më të ashprin deri më tani, për t’i imponuar qeverisë hapjen e kutive të votimit dhe zgjidhjen e krizës politike. Të kryesuar nga deputeti Fatmir Xhafaj, deputetët janë sistemuar në çadrat e ngritura në bulevard, pas fjalimeve në nisje të protestës, dje në mbrëmje. Rezistenca e socialistëve, sipas Xhafës, ka nisur pikërisht në bulevardin që mban emrin “Dëshmorët e Kombit”.

Deputetët në grevë janë Besnik Baraj, Ledi Shamku, Arta Gaçi, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Gazmir Bizhga,Shegush Ligori, Taulant Balla, Agim Leka,Skënder Hasa, Armando Subashi,Piro Lutaj, Ervin Koçi, Fatos Tushe, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka, Asllan Dogjani,Gjovalin Kadeli, Ilir Bejtaj, Eltar Deda, Arben Malaj, Fatmir Xhafaj.

Ndërsa opozita do të vijojë protestën e saj para Kryeministrisë, maxhoranca do të festojë në sheshin “Nënë Tereza”. Megjithëse opozita ka deklaruar se do të jetë paqësore dhe maxhoranca njëherësh ka thënë se nuk do të ketë provokime, asnjëra prej tyre nuk ka garantuar përjashtimin e ndonjë incidenti spontan mes mbështetësve të secilës palë.

Protestuesit e opozitës dhe ata që do të festojnë me maxhorancën do të jenë pranë e pranë disa momente para orës 12:00 të ditës së sotme, kur është lajmëruar se do të zhvillohet koncerti festiv i PD-së. Nuk dihet se si do të kalojnë pa shkaktuar probleme përkrahësit e PD-së, ndërkohë që kundërshtarët e tyre janë duke qëndruar ende para Kryeministrisë. Mes palëve dhe dy grumbullimeve pritet të qëndrojnë forca të shumta të policisë.

30 PRILL 2010
ORA 23:50 - AHMETAJ: GREVA I VETMI MJET I MBETUR PëR TRANSPARENCë
Deputeti Arben Ahmetaj, i cili është njëri nga deputetët grevistë ka deklaruar për Neës 24 se për të kjo është greva e dytë që bën për votën e lirë. Ahmetaj e ka cilësuar grevën si mjetin e vetëm për të arritur transparencën.

“Fatkeqisisht hymë në një grevë që ka të njëjtën temë, edhe para 20 vitesh ishte grevë që bëhej për votën e lirë. Kjo grevë do të jetë pasqyrë e qartë për të arritur transparencën e kutive. Duhet të vendosim që dita e zgjedhjeve duhet të jetë një ditë kthese ku shqiptarët shkojnë votojë dhe vota ju numërohet” – deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, PS i ka provuar të gjitha mjetet paqësore për të arritur transparencën e zgjedhjeve, por nuk ia ka dalë mbanë. është pikërisht kokëfortësia e qeverisë, sipas Ahmetaj që i detyroi të hynë në grevë. “PS i ka provuar të gjitha mjetet paqësore dhe përsëri gjendemi përballë kokfortësisë së maxhorancës, kjo është arsyeja që jemi këtu. Ne jemi të vendosur të rrimë këtu deri në fund”, tha Ahmetaj, duke theksuar se pas pak do të fillojë edhe greva e urisë, “që do të jetë shumë serioze”, sipas tij.

ORA: 23:31- SHALSI: QEVERIA TE MOS PROVOKOJE
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në News24, deputeti socialist Eduard Shalsi bën të ditur se dhjetëra anëtarë të FRESH-it janë shoqëruar padrejtësisht në komisariatin e policisë, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë të mos provokojë protestën paqësore të opozitës.

“Janë shoqëruar një pjesë e mirë e anëtarëve të FRESH-it në komisaritarin e policisë. I bëjmë thirrje qeverisë të mos provokojë. I themi Berishës që të mendohet mirë përpara se të përdori policinë e shtetit për interesa vetjake” tha Shalsi.

Në lidhje me grevën e deputetëve socialistë, Shalsi theksoi se ky është një vendim i menduar mirë për të cuar deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve.

ORA: 22:14- XHAFAJ: REZISTENCE PER TRANSPARENCE
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit kuvendor socialist, deputeti Fatmir Xhafaj konfirmon vazhdimin e protestës përmes një greve urie të 22 deputetëve socialistë të shoqëruar nga180 qytetarë.

“Na ka mbetur vetëm një rrugë, vetëm rezistencë për transprencë. Berishës i ka mbetur vetëm një zgjidhje, të hapë kutitë ose të largohet. Grupi PS zhvilloi një takim duke vendosur që protesta do të vazhdojë. Sonte 22 deputetë do të fillojnë grevën e urisë. Janë solidarizuar edhe rreth 180 qytetarë që janë të vendosur të cojnë deri në fund kauzën e një populli të tërë” u shpreh Xhafaj I cili publikoi edhe listën e deputetëve që do të nisin grevën në cadrat e ngritura në bulevardin përpara selisë së kryeministrisë.

Deputetët që do të fillojnë sonte grevën e urisë janë: Arben Malaj, Blendi Klosi, Olta Xhacka, Shegushe Ligori, Enkelejda Shkreli, Gazmir Bizhga, Armando Subashi, Ermonela Felaj, Fatmir Xhafaj, Ledi Shamku, Arben Ahmetaj, Besnik Bare, Artan Gaci, Taulant Balla,Agim Leka, Ervin Koci, Asllan Dogjani, Ilir Beqja, Pirro Lutaj dhe Fatmir Xhafaj, Gjovalin Kadeli, Skender Hasa, Fatos Tushe.

Xhafaj nënvizoi se protesta do të vazhdojë ditë e natë, në diell e në shi.
“Do rezistojmë deri në fund ndaj cdo vështirësie. Jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund qëndresës sonë. Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe e qartë, hapja e kutive për të siguruar lirinë e zgjedhjes “ u shpreh Xhafaj.

ORA: 21:32- DEPUTETëT E PS FUTEN Në GREVë URIE
Grupi kuvendor socialist merr vendimin për nisjen e një greve urie nga 22 deputetë të opozitës. Konfirmohet se socialistët do të qëndrojnë në cadrat e ngritura përpara selisë së kryeministrisë të shoqëruar nga 200 qytetarë.

Ende nuk bëhet e ditur lista me emrat e deputetëve që do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, në shenjë rezistence kundër mosreagimit nga ana e mazhorancës ndaj kërkesave të tyre për transparencë të plotë të zgjedhjeve.

ORA: 20: 21- RUCI: BETEJA FILLON KëTU, PAS 45 MIN DO KETE VENDIM
Pas fjalës së kreut socialist në protestën e madhe të opozitës, grupi parlamentar socialist mblidhet për të marrë një vendim lidhur me mënyrën se si do të procedohet dhe se si do të organizohet më tej protesta.

“Fjala jonë për kauzën tonë nuk mbaron këtu, fillon këtu, në funksion të kësaj pas 45 minutash do ketë një vendim nga grupi Parlamentar i PS” deklaroi kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruci.

ORA: 19:50- RAMA: SHQIPERIA NE UDHEKRYQ
“Sot Shqipëria është në udhëkryq ku pushteti grabit votat, shkel liritë dhe të drejtat e njerëzve duke e kthyer popullin në rob të keqqeverisjes“ kështu e nisi fjalën e tij kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ndërsa përshëndeti të pranishmit e shumtë në sheshin përpara selisë së Kryeministrisë.

"Jemi këtu për të hapur një faqe të re në librin e kësaj proteste që do të jetë një sakrificë e pandalshme deri kur rruga e transparencës së hapet dhe shtegu i grabitjes së zgjedhjeve të mbyllet", vazhdoi më tej kryesocialisti duke u shprehur i bindur për luftën e opozitës kundër asaj që ai e quajti keqqeverisje te vendit.

Rama nënvizoi se opozita nuk synon marrjen e pushtetit në tavolinë por transparencën e plotë të zgjedhjeve për të mbyllur, sic tha Rama, kapitullin e zgjedhjeve të vjedhura.
“Nuk kërkojmë të marrim pushtetin përmes transparencës por kërkojmë që transparenca të mos perngohet përmes pushtetit. Cdo gjë nis tek kjo fjali e vetme, hap kutitë ose largohu, jo për të kuptuar populli që i ke vjedhur, hapi ato kuti për të nxjerrë që aty armën e korrupsionit me të cilën vrave zgjedhjet e kaluara, që në zgjedhjet e ardhshme të mos vriten më shqiptarët “ tha Rama.

Ndërsa foli për situatën ekonomike të vendit duke pohuar se bizneset, pronarët e njerëzit e thjeshtë janë në krizë të thellë ekonomike, kreu socialist ja ka faturuar gjendjen e rëndë ,asaj që ai e quajti familje në pushtet me në krye Berishën.

“Gërdeci, Kalimashi, përmbytja skandaloze e Shkodrës, janë shembujt më të keq të kapjes së shtetit qe po e mbyt Shqipërinë” u shpreh Rama përpara protestuesve të shumtë që kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Duke ju referuar manifestimit të nesërm të mazhorancës, Rama u shpreh se koncerti i nesërm është vetëm një festë cinike e pushtetit.

“Nesër pushteti organizon festë cinike me listë. Qeveria shpik festa për protesta. Koncerti është vetëm një karshillëk primitiv. Me qindra mesazhe na kanë ardhur nga këta qytetarë të dhunuar, të cilët kanë me 100 arsye të përbashkëta me ne, nesër janë të detyruar të hiping në autobus me pretekstin që kur ka protesta ne bëjmë festa” tha Rama.

ORA 19: 40 - NGJELA: PROTESTA NGA CDO CEP I SHQIPëRISë
“Ju sot i bëtë shërbimin më të madh lirisë së shqiptarëve kudo që janë”, kështu e ka nisur fjalën e tij në protestën maratonë kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela. Sipas tij, “U mbushën plot 8 muaj që bashkë po luftojmë për një kauzë të madhe që të shpëtojmë demokracinë”.

Sipas Ngjelës, “Kjo është një qeveri e dështuar nga të gjitha aspektet, ka krijuar një model shkatërrimi, ka shkaktuar përmbytje dhe viktima”.
Nga ky bulevard Ngjela ka bërë thirrje që qytetarët të protestojnë nga cdo cep i Shqipërisë, deri sa të largohet kjo qeveri.
“Ju bëj thirrje nga ky shesh që të gjithë të dilni nëpër sheshe deri në momentin që do ti japim fund kësaj qeverie që është në duart e një njeriu.” – përfundoi Ngjela.

ORA 19:30 - VELIAJ: JEMI 200.000 SHQIPTARE
Kreu i G99, Erion Veliaj në fjalën komentoi se fundi i turmës së qytetarëve të mbledhur në shesh nuk duket.
Veliaj i ka falenderuar që janë mbledhur në shesh më shumë se 200 mijë.“Faleminderit që keni zbritur nga gjithë Shqipëria, jemi bashkë këtu 200 mijë shqiptarë”

ORA 19:20- DULE: KëTU DERI Në CLIRIMIN E KUTIVE
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule i ka bërë thirrje popullit opozitar të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se do të qendrojnë këtu, deri sa ti jepet fund varfërisë, pasi sipas Dules, “Vendi po zhytet përditë e më thellë në varfëri, ndërsa kryeministri dhe qeveria e tij na thotëe se kemi rritjen më të madhe ekonomike”, kjo sipas Dules na bën të besojmë që ky kryeministër nuk jeton në këtë vend.

“Qeveria dhe kryeministri ynë nuk janë këtu, nuk jetojnë me ne, nuk janë as me ata që kanë detyruar nesër të dalin në shesh për të festuar 1 Majin, se një qeveri që i mohon popullit bukën e gojës nuk mund të jetë për popullin”, - theksoi Dule

Dule ka deklaruar se PS e aleatët e saj do vazhdojnë të protestojnë deri në clirimin e kutive të ngujuara.
“Ne do të jemi këtu deri sa të clirojmë kutitë e ngujuara, jemi sot këtu me ju, nesër, gjatë gjithë ditëëve, sa të jetë e nevojshme, deri sa të hapim rrugët drejt integrimit e liberalizimit të vizave” – përfundoi Dule.

ORA: 19:10- GJINUSHI: QEVERITE E PAPERGJEGJSHME LARGOHEN ME PROTESTA
“Berishës i kërkojmë të dorëzojë votën e vjedhur” u shpreh kreu i PSD, Skender Gjinushi i cili nënvizoi se protesta e sotme zhvillohet në meër të të gjithë shqiptarëve që sic tha ai nuk meritojnë këtë qeveri.

“Nuk merret pushteti me protesta, thotë mazhoranca. Pushteti nuk merret me protesta por qeveritë e papërgjegjshme largohen me protesta” tha Gjinushi.

ORA: 19:12- MILO: PROTESTA, SINJAL ALARMI PER DEMOKRACINE
“Protesta e qytetareve sot dhe nesër nuk ka vetëm një motiv, hapja e kutive ku fshihet krimi elektoral, ajo është shumë më e gjerë, është sinjal alarmi për rrezikun që i kanoset demokracisë” nënvizoi kryetari i PDS-së, Paskal Milo gjatë fjalës së tij në protstën e madhe të opozitës.

Ndërsa bëri një paralelizëm të situatës politike në vend me protestën e kaluar të 20 nëntorit, Milo tha se qytetarët knë të njëjtat shqetësime e të njëjtat halle ndërsa mazhoranca vazhdon të ketë mungesë vullneti për ti dhënë fund krizës.

“Sot bashkohem këtu me qindra mijëra vetë që kanë ardhur për herë të dytë në mënyrë kaq masive për të demostruar edhe njëherë tjetër vullnetin e patundur për të kërkuar zgjidhje politike. Duam të ndërtojmë përfundimisht një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane u shpreh Milo.

ORA 18: 50 - SHALSI: KAUZA JONë NUK BëN HAPA PRAPA
Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi deklaroi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se nga sot nis një rrugë që nuk ka më kthim mbrapa.
“Sot jemi më të vendosur se kurrë të mos bëjmë asnjë hap mbrapa. Ju i jeni bashkuar kësaj kauze jo për ne po për veten tuaj, me kokëfortësinë e saj kjo qeveri dhe ky kryerministër i kanë bërë kauzës sonë një ndër të madh” – deklaroi Shalsi.

Duke e vënë theksin tek situata e vështirë ekonomike Shalsi nënvizoi se “Kryeministri flet se jetojmë në lulëzim ekonomik, por ata po tallen, ne nuk do lejojmë që ta kthejnë Shqipërinë mbrapa. Kjo qeveri pa asnjë lidhje me hallet e popullit, nuk hap vende pune, por më shumë po shton të papunët, nuk mund ta lejojmëe Sali berishën të tallet më” – theksoi Shalsi.

ORA: 18:27- BRACE: SOT ESHTE DITA TE RREZOHET SALI BERISHA
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace, në fjalën e tij gjatë protestës maratonë bëri thirrje ti jepet fund qeverisë së një familje të vetme, duke deklaruar se “ka ardhur koha ti japim fund qeverisjes nga një familje e vetme, ndaj sot ne jemi këtu më shumë se kurrë, më shumë se në 28 qershor” – tha Brace.

Sipas tij sot është dita ku duhet ti jepet fund pushtetit të Sali Berishës, pikërisht nga ky shesh, sipas Braces.
“Ne jemi të gjithë në këmbë, fuqia jonë është për liri për demokraci. Sot është koha, sot është dita, ky është momenti që të rrëzohet Sali Berisha”, -nënvizoi Brace.

ORA: 18: 20- RUCI: ZGJIDHNI KRIZEN OSE LARGOHUNI
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruci ka hapur protestën maratonë të Partisë Socialiste me fjalët “Mirëmbrëma e gjithë Shqipëria, të gjithë ju që keni dalë në këtë bulevard që është zemra e atdheut tone të rrezikuar.”

Praninë e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria në Shesh, Ruci e ka quajtur rrugën e vetme të drejtësisë, ku qytetari i lirë përballet me pushtetin.
“Mirësekeniardhur në këtë provë të qytetarit para pushtetit, përpara atij pushteti që e vjedh qytetarin, që e lë pa buke, që i shtenjton atij ilacet, që e ka lënë të mbyllur në geto duke qënë në mes të Evropës” – theksoi Ruci.

Ruci ka nënvizuar në fjalën e tij se, kjo qeveri ka vetëm një rrugë, ose të hapë kutitë, ose të largohet.
“është momenti final kur qytetari jep shembullin e tij për fatin e demokracisë. Ose zgjidhje të krizës politike ose zgjedhje të parakohshme. Sot ka vetëm një rrugë, ose të pranojë zgjidhjen e krizës, ose të largohet qeveria” – tha Ruci.

Sipas Rucit, protestuesit e sotëm do jenë dëshmitarët e parë të ikjes së kësaj eqeverie, që e ka futur vendin në një tunel të errët.
“Sot ju jeni pjesë e dëshmisë së madhe se kjo qeveri në ikje meriton ikjen sa më të shpejtë. Ne do të jemi këtu pambarim, motra dhe vëllezër. Sot Shqipëria ka hyrë në një tunel të errët, por ju me dëshminë tuaj sot këtu po tregoni që në fund të këtij tuneli ka një dritë” – deklaroi Ruci më tej.

ORA: 18:15- PROTESTUESIT MBERRIJNE PERPARA KRYEMINISTRISE
Turma me qytetarët që i janë bashkuar protestës së madhe të opozitës në sheshin Skënderbej, e udhëhequr nga kryetari e deputetët e Partisë Socialiste dhe aletaët e PS sapo ka mbërritur në sheshin përpara kryeministrisë, ndërsa i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me njerëz.
Opozita do të ngrejë sërish zërin, sikudër bëri në protestën e 20 nëntorit, përmes një proteste pa limit për ti hapur rrugën transprencës së plotë të zgjedhjeve.

ORA 14:30 - DEPUTETET E PS: BERISHA HIQ GARDEN NGA BULEVARDI
Deputeti socialist Ditmir Bushati denoncoi në News 24 përpjeket për të penguar vendosjen e skelës, pasi policia e qarkullimit rrugor nuk kishte ndaluar lëvizjen e makinave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që ishte parashikuar të niste që në orën 12.00 të ditës së sotme.

Më tej, deputeti socialist denoncoi dhe praninë e forcave të gardës në bulevard. “ Jo vetëm kaq, por forcat e Gardës patën guximin të godasin deptuetët Eduard Shalsi dhe Ilir Gjoni”.
I bëj thirrje Berishës të heqë gardën, Gjithashtu i bëj thirrje Presidentit Topi të jetë shumë i kujdesshëm”- deklaroi Bushati në një prononcim për NewsS24 direkt nga sheshi ku po ndërtohej skela e podiumit.

Në një sqarim të dytë në News24 deputeti Shalsi tha se “kemi përballë një polici të corientuar” cilësoi incidentin “si provokime të formave të ndryshme” dhe nga forca të gardës.
“Bëjmë thirrje se jemi të vendosur të protestojmë në mënyrë paqësore” - nënvizoi Shalsi.

OPOZITA NIS SOT PROTESTEN MARATONE
Opozita nis sot pasdite protestën maratonë deri në fillimin e bisedimeve me Qeverinë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Socialistët, të mbështetur edhe nga aleatët e pjesë e shoqërisë civile, do të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për ditë të tëra. Në orën 18.00 në sheshin “Skënderbej”,do të grumbullohen të ardhurit nga e gjithë Shqipëria, me në krye deputetët e tyre, sipas qarqeve. Më pas marshimi do të vijojë drejt shëtitores kryesore të Tiranës, përpara Kryeministrisë, aty ku do të nisin fjalimet politike të cilat nuk do të jenë shumë të gjata.

Protestuesit do të kalojnë natën në shesh, ashtu si në 20 nëntor, për të rifilluar sërish paraditen e 1 majit, me fjalime, thirrje nga ana e drejtuesve të partive të ndryshme. Dita e shtunë, parashikohet të jetë disi një ditë e vështirë, për faktin se shumë pranë protestuesve të PS-së, në sheshin “Nënë Tereza”, do të festojnë në mesditë me një koncert, mbështetësit e qeverisë.

GSH shkruan sot se opozita ka edhe një plan rezervë, i cili do të fillojë të zbatohet në ditët në vijim të protestës dhe që kategorizohet në atë që quhet “mosbindja civile”.
Kjo ka lidhje me bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit, duke paralizuar funksionimin normal të shërbimeve. Megjithatë, herë pas herë do të ketë vendimmarrje të socialistëve dhe aleatëve bashkë, në varësi të situatave që do të krijohen.

Dje, pas përfundimit të takimit me aleatët, kreu i PS-së, Edi Rama pasi përmendi arsyet e protestës, tha se ajo “nuk do të ndalet”. Ai i ftoi shqiptarët, “për një protestë që do të kërkojë thjesht dhe vetëm rikthimin në duart e popullit të një të drejte që nuk mund të negociohet, nuk mund të shitet, nuk mund të falet, e drejta për të votuar lirisht e për ta parë votën ndershmërisht”.

Protesta do të kufizojë dhe lëvizjen e automjeteve me drejtim bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza”. Kufizimi do të nisë që sot prej orës 16:00, ndërsa trafiku do të menaxhohet nga një numër i konsiderueshëm i punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor”. Detyra më e vështirë e forcave të rendit pritet të jetë pikërisht më 1 maj, kur do t’u duhet të qëndrojnë mes protestuesve opozitarë dhe atyre që festojnë me Qeverinë në sheshin para Universitetit.
(s.g/e.n/m.a/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›