E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nesër në Danimarkë, diskuton për programin

Kreu i PS-së Edi Rama i shoqëruar edhe nga dy deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj do të zhvillojë nesër një vizitë në Danimarkë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryesocialisti Rama në Twitter ku thekson se në Kopenhagen do të shpalosin programin e PS-së për rilindje.

Më në fund s’do flitet për lista po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me KM e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë. Drejt Danimarkës me deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqipërinë shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›