Greqi, nisin sërish protestat në Athinë
Athinë -Edhe këtë mëngjes, qindra të rinj në kryeqytetin helen ka nisur përleshjet me policinë. Të rinjtë kanë hedhur objekte të ndryshme nëpër rrugë, duke krijuar anarki në të gjithë qytetin. Sot pritet të bëhet edhe funerali i 15-vjeçarit të vrarë, pritet të ketë protesta edhe më të fuqishme kundër policisë, e cila vrau të riun disa ditë më parë. Ministri i Brendshëm, Pavlopoulos ka mbrojtur policinë duke u shprehur se "Policia është prezent në çdo ndodhi dhe ka bërë të pamundurën për të mbrojtur njerëzit dhe pronat".
Gjatë natës së shkuar, policia ka arrestuar në Athinë 87 persona, pas dhunës që përfshiu qendrën e qytetit. Shumica e personave të arrestuar janë hajdutë që kanë vjedhur dyqane në qendër të Athinës gjatë akteve më të rënda të dhunës urbane që ka njohur Greqia. Nga protestat e ditëve të fundit 12 policë kanë mbetur të plagosur dhe 10 persona të tjerë janë shtruar në spital. Zjarrfikësit ndërhynë në 190 raste dhe shuan disa zjarre në 49 godina zyrash, në 47 dyqane, 20 makina dhe 10 ndërtesa të shërbimeve ministrore, bënë të ditur zjarrfikësit.
Dy zjarrfikës janë shtruar gjithashtu në spital për probleme me frymëmarrjen, shtuan të njëjtat burime. Incidentet filluan dje në mbrëmje, në kuadrin e manifestimeve të protestës kundër vdekjes së Aleksis Grigoropulos, 15 vjeç, i vrarë të shtunën nga një polic pas një grindjeje mes një grupi të rinjsh dhe forcave të rendit në qendër të Athinës.