E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nis nga Fieri turin ne baze

Turin e paralajmëruar në bazë, kryetari i opozitës Edi Rama do ta nisë të mërkurën nga qyteti i Fierit. Në orën 10 të paradites, kreu i socialistëve do të takohet me mbështetësit në këtë bashki të fituar prej saj në zgjedhje. Mesditën e nesërme, Rama do të ndalet në një tjetër bashki, ku PS rezultoi fituese, në qytetin e Lushnjes.

Përpos falenderimit për mbështetësit në ato njësi që i dhanë mandat,  PS nis nesër edhe analizën e humbjes së komunave, në një pjesë të mirë të tyre, bastione të së majtës.

Por turi i paralajmëruar i kryetarit Rama dhe anëtarëve të tjerë të asamblesë do të ketë edhe qëllimin e diskutimit me bazën, të strategjisë politike që do të ndjekë partia më e madhe në opozitë, strategji që do të zyrtarizohet në asamblene kombëtare të Partisë Socialiste, paralajmëruar për t’u mbajtur në datën 29 qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›