E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nuk është mik as i Tiranës e as i shqiptarëve

14-05-2013 / Nga Lulzim Basha

2 vjet më parë nga ky shesh së bashku lamë pas të shkuarën dhe nisem një rrugëtim të ri për qytetin e Tiranës . Qytetarët gjendeshin përpara një zgjedhje. Të votonin një politikan që kishte braktisur detyrën për të cilën ishte mandatuar dhe që ushqente një konflikt të vazhdueshëm politik, për hir të axhendës së tij personale, për hir të ambicies së tij për pushtet, apo të ndryshonin, dhe të zgjidhnin një tjetër model, qe udhëhiqej nga interesat dhe shqetësimet e qytetarëve. Ish kryetari i Bashkise donte sërish të ruante pushtetin e tij personal, dhe të interesave të veta në Bashki.  Sot edhe ata me skeptiket e dy viteve me pare e kuptojnë fare mire se pse zoti Rama donte me çdo çmim te mbante bashkinë e Tiranës, dhe për interesat e kujt e donte. 
Por Tirana e refuzoi ketë model dy vite më pare, ajo zgjodhi të udhëhiqet nga interesi i qytetare vete saj dhe një ere e re nisi për qytetin.  Unë jam i vetë dijshëm se për 2 vite ne nuk kemi zgjidhur gjithçka. Por ne e kemi vënë Bashkinë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, në shërbim të qytetit, në shërbim të qytetarëve. Dhe rezultatet janë te prekshme.  Sot kemi më shumë të punësuar, infrastrukturë me te mire, shërbim me te shpejte për qytetaret dhe biznesin, me shume gjelbërim dhe ajër më të pastër. Kemi një plan urbanistik,qe respekton pronën dhe garanton zhvillim te qëndrueshëm. Kemi ne zbatim projekte që po e shndërrojnë Tiranen ne një qytet modern dhe Europian.   Dy vite më parë, ditën kur unë shpalla zyrtarisht kandidaturën për Kryebashkiak, deklarova para jush se; “Edi Rama nuk është armiku ynë”.  Kam uruar gjate gjithë kësaj kohe qete kisha drejte, pasi për ne kundërshtari politik nuk është armik, pasi ne bindjen time nuk duhet të kemi armiq, në ambientin tonë, në shoqëri, në politikë. Por çfarë mund të them sot për Edi Ramën. Ai bllokoi integrimin europian. Sot, do të ishim vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Dhe qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, do të kishin për ituar nga kjo mundësi, qindra miliona euro grante dhe investime, shumë me shume investitorë të huaj për shkak te potencialeve qe ka Shqipëria dhe garancisë qe ofron një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Por  Edi Rama tha “jo”.  Ai nuk është armiku ynë, por çfarë është dikush që i mohon vendit të tij, zhvillimin, ecjen përpara, integrimin europian. Çfarë është dikush që për hir të interesave të tij, e lë vendin larg një mundësie të artë, të arritur me shumë mund, nga përpjekjet e të gjithë shqiptareve.
Ky njeri sigurisht nuk është mik i Shqipërisë, nuk është mik i shqiptarëve.
Përpara se të bllokonte Shqipërinë, ai kishte bllokuar në Bashki shume projekte te mëdha, Kishte bllokuar unazën e madhe, Sheshin Skenderbej e shumë projekte të tjera. E madje dhe sot e gjithë ditën kërcënon se do te bllokoje te gjitha projektet e nisura nga Bashkia e Tiranes ne bashkëpunim me qeverinë e kryeministrit Berisha. Ai duket se ka vetëm një mision dhe pasion: bllokimin. Dhe ja ku e kemi sërish këtë model. Prape I tille I nashfaqet me modelin e interesave dhe klaneve personale, të për fitimit personal, të ruajtjes së pushtetit privat. Por për fat, sot qytetarët, ashtu si dy vite më parë, kanë mundësi zgjedhje.  Kanë mundësi të zgjedhin integrimin në Bashkimin Europian. Kanë mundësi të zgjedhin zhvillimin e vendit.
Kanë mundësi të zgjedhin një politikë që kanë qendër të saj qytetarin,  Unë nuk kam asnjë dyshim në zgjedhjen e qytetarë vetë Tiranës. Por jam i bindur se alternativën e punësimit, të mirëqenies, të ecjes përpara, do ta përqafojnë të gjithë qytetarët e Tiranës e të Kavajës, të Rrogozhinës e të Vorës, te Kames dhe Paskuqanit, Vaqarrit dhe Kasharit, Farkes, Dajtit Zall Herrit e Baldushkut, te mbare Shqipërisë. Shqiptarët janë para një zgjedhje. Zgjidhni më shumë punësim dhe paga më të larta. Zgjidhni një jetë më të mirë, më shumë mirëqeni.  Zgjidhni integrimin. Zgjidhni modelin që punon për të përmirësuar jetën tuaj. Zgjidhni Sali Berishën dhe Partinë Demokratike Përpara përju,  Përpara për Shqipërinë e zhvilluar Europiane!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›