E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR prezanton kandidatët e Tiranës, Mediu: Në koalicion jemi për të dhënë jo për të marrë

Partia Republikane prezanoi dje në një konferencë të zhvilluar në ambjentet e Hotel Sheraton, kandidatët e Partisë Republikane, që garojnë për Qarkun Tiranë.

Në këtë takim, ku merrnin pjesë kryetari i PR-së Fatmir Mediu, anëtarë të kryesisë së Partisë Republikane, drejtues të rinj e të hershëm të kësaj force, drejtues të shtabeve zonale, etj, u theksua me forcë angazhimi maksimal i të gjitha strukturave të këtij qarku, për një rezultat konkret në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Në fjalën e tij, kryetari Mediu, u shpreh se Partia Republikane vjen në këtë koalicion, jo për të marrë por për të dhënë dhe këtë e bën realitet me idetë dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm.

Në listën shumëemërore të kandidatëve të Tiranës, spikasnin emrat e njohur nga të gjitha fushat si biznesi, sporti, shoqëria civile, shoqatat e pronarëve etj.si për shembull ish-futbollistët AfrimTola dhe Agustin Kola, nënkryetari i PR-së Alfred Deshati,  anëtari i kryesisë së PR-së Ylli Shehu, kryetari i PR-së për Tiranën, Romeo Hanxhari, zv.ministri i Sporteve SalihTagani, por pa harruar asnjëherë edhe një përfaqësim të shumtë dhe dinjitoz të femrave si Rozeta Shira,  gazetarja DenildaTurhanietj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›