E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 28-vjeçarit në Këlcyrë, ndalohen 2 të dyshuar

Policia kufitare e Tre Urave Përmet ka ndaluar sot dy persona, në tentativë për të kaluar ilegalisht drejt Greqisë.

Sipas informacioneve dyshohet se dy personat e ndaluar, me origjinë nga Burreli kanë lidhje me vrasjen e djeshme të 28-vjeçarit Andi Naci në Këlcyrë.

Ngjarja e rëndë u shënuar ditën e jdeshme në aksin rrugor Këlcyrë-përmet ku 28-vjeçari Naci u vra nga një person I cili udhëtonte me të në të njëjtën taksi.

Një prej pistave që po heton policia është ajo e hakmarrjes ndërsa janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se uniformat blu kanë marrë sërish në pyetje taksistin, në mjetin e të cilit u krye vrasja e 28-vjeçarit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›