Përurohet dogana Vorë-Rinas, Berisha: Alternativa tjetër, alternativë kaosi
Kryeministri Berisha ka inaguruar sot terminalin e ri të doganës Vorë-Rinas.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi partneritetin me sektorin privat, duke e cilësuar atë një gjenerator për ekonominë e vendit.
“Ne besojmë në filozofinë tonë. Liria e tregut, iniciativa e lirë e individit është themeli i mirëqënies. Ne kemi ndërmarrë reforma të thella fiskale, ka qënë një guxim i madh nga ana e punonjësve të sistemit doganor. Po një fakt është i pamohueshëm që pothuasje është se çdo hap që kemi bërë drejt lirisë suaj në pamje të parë do të sillte ulje por ka sjellë rritje sepse liria juaj ekonomike ka krijuar të ardhura më të mëdha tha Berisha.
Kryeministri Berisha sulmoi edhe opozitën duke theksuar se alternative e saj është alternativë kaosi që sjell rrezik për biznesin.
Alternativa tjetër është alternativa e kaosit. Një ditë thotë do vë taksën progresive dhe kur reaguam thotë se do ta vëmë atë për të ardhurat personale. Njësoj është. Taksa progresive është armiqësi për biznesin. Një ditë tjetër thotë do heq taksën për biznesin e vogël ka taksën më të vogël në Europë. Ideja për të ngushtuar bazën e pagesave të taksave është kriminale për një ekonomi. Është ide për të shembur ekonominë. Në çdo vend që i beson ekonomisë sociale zgjerohet baza e taksës. Nëse i shikon ti biznesmenët si kundërshtar ti rrënon vendin sepse nuk është ky vend i sektorit publik të prodhimit por i sektorit privat të prodhimit shtoi Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverisë u kërkoi administratës së doganave më shumë transparencë dhe shërbime më të mira për biznesin.
Ju ftoj ju që sëbashku të bëjmë gjithçka që tu shëbejmë edhe më mirë biznesit, që të jemi më transparent ndaj tyre pasi ky është një partneritet i mrekullueshëm dhe i tillë duhet të jetë në të gjithë veprimtarinë tonë shtoi kryeministri.
Sheqi i qeverisë premtoi heqjen e çdo pengese dhe thithjen e potencialit të biznesit, si dhe theksoi se dialogu konstant me biznesmenët është i vlefshëm për suksesin e mëtejshëm.