E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama nuk është socialist, duhet të vendoset urgjentisht rikthimi i opozitës në Kuvend”

Deklaron deputeti socialist dhe përfaqësuesi i LMN-së, Kastriot IslamiDeputeti dhe përfaqësuesi i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Kastriot Islami shprehet i sigurt se në javën e parë të Marsit, ai dhe deputetë të tjerë të selisë rozë do t’i drejtohen sallës së KuvenditPas mbështetjes së marrë nga personalitetet më të larta të Parlamentit Evropian në Bruksel, deputetët e njohur si përfaqësues të Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS, janë më të vendosur së kurrë për të thyer bojkotin dhe t’i drejtohen sallës së Kuvendit brenda javës së parë të marsit. Megjithatë, deputeti Kastriot Islami është optimist se pas bisedimeve pozitë-opozitë të iniciuara nga Presidenti i Republikës, i gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste, do të hyjë në Kuvend.  “Nëse kjo do të dështojë do të ishte fatale. Unë kam besimin maksimal se edhe nëse do të kishte një votim të fshehtë në grupin parlamentar të PS, në mënyrë masive do të kishte një pjesëmarrje masive të deputetëve socialistë, për të mos lejuar sfidimin e Kushtetutës”, u shpreh Islami. Në mënyrë që bisedimet të jenë të suksesshme mes palëve në tryezën e Presidentit, Islami i ka kërkuar kryesocialistit Rama që të mbledhë forumet drejtuese të partisë, për të vendosur një platformë konkrete që të paraqitet në këto bisedime pozitë-opozitë. “Fillimisht duhet të mbledhë urgjentisht forumet, të kërkojnë dhe të miratojë në këto forume platformën e negocimit. Duhet të rivlerësojë të gjithë situatën politike dhe në mënyrë të veçantë çështjen e ndalimit të bojkotit”, deklaroi Islami. Ndërsa duke iu kundërpërgjigjur akuzave të Edi Ramës, i cili ka akuzuar eksponentë brenda partisë së tij si të blerë nga mazhoranca e Berishës, Islami i kujton Ramës se historia e tij e anëtarësimit në Partinë Socialiste daton shumë vjet më parë se ajo e tija. “Ne, të gjithë jemi socialistë të vërtetë, madje shumë më të vërtetë dhe me rrënjë shumë të thella se sa vetë Edi Rama. Dua t’i kërkoj në radhë të parë Edi Ramës të ndalonte menjëherë këto lloj veprimesh jo të përshtatshme për Partinë Socialiste. Njëkohësisht do t’i kërkoja edhe Berishës të ndalonte të gjitha llojet e diversionit që ka prej kohësh ndaj Partisë Socialiste, për të krijuar idenë e çarjes së PS, ku njëri grup është ‘pro’ apo kundër”, nënvizoi më tej deputeti socialist dhe njëherazi një nga përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Kastriot Islami. Thyerja e bojkotitLëvizja për Mendimin Ndryshe mori garanci nga euro-socialistët pak ditë më parëçarja e bojkotit të Partisë Socialiste është gjithnjë e më prezent. Pas vizitës disa ditore në Bruksel të deputetëve Ben Blushi, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, të njohur ndryshe edhe si më kritikët ndaj kryesocialistit Edi Rama, është konfirmuar zyrtarisht hyrja në parlament, javën e parë të muajit mars. Me afrimin e afatit kushtetues të djegies së mandateve, deputetët e selisë rozë, anëtarë të Lëvizjes për Mendim Ndryshe Kastriot Islami, Ben Blushi dhe Andis Harasani, po paralajmërojnë për thyerjen e bojkotit institucional, vendosur nga Edi Rama në kushtet e një ofensive personale për të shpëtuar humbjen e drejtimit të partisë. Vizita në Bruksel e tre deputetëve socialistë dhe mbështetja e marrë prej atje, për rinisjen e jetës parlamentare për opozitën shqiptare, tregon qartë se pozitat e Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll dhe duke dhunuar padrejtësisht aktivitetin politik të deputetëve, ka marrë fund. Zërat e Brukselit dhe mbështetja e marrë atje, prej eurodeputetëve socialistë, është që të thyhet sa më parë bllokimi i pjesëmarrjes në parlament dhe njëherazi kthimin e PS-së në një parti institucionale.     Në këtë drejtim, deputeti socialist, njëri nga eksponentët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Andis Harasani është shprehur së fundmi se Partitë Socialiste Evropiane këshillojnë opozitën që të hyjë në parlament. Harasani thekson se përfaqësuesit e partive socialiste evropiane janë të shqetësuar për aksionin politik të opozitës, ndërsa mbështesin vendimin e LMN për hyrjen në parlament brenda javës së parë të muajit Mars....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›