E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për heqjen e vizave, brenda pranverës

Kryeministri Sali Berisha informoi dje edhe për daljen jashtë afatit të përdorimit të pasaportave të vjetra, duke lënë si vlefshmëri kohore vitin 2011.Ppërmbushja e udhërrëfyesit mbi heqjen e vizave për zonën “Schengen” pritet të konfirmohet nga një ekip eksperësh të KE-së, që do vizitojë Tiranën brenda muajit shkurtQeveria po plotëson kërkesat për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, proçes ky, që do të finalizohet me sukses brenda afateve të premtuara, pra brenda pranverës së 2010-s. Kështu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Integrimit, i cili pati në rendin e ditës çështjen e liberalizimit të vizave. Berisha u shpreh qeveria shqiptare është duke plotësuar kërkesat e Komisionit evropian për firmosjen e “Schengen”-it, ndërsa theksoi se gjatë këtij muaji pritet të vizitojë Shqipërinë një grup ekspertësh të KE, për të monitoruar ecurinë e procesit. “Në funksion të kësaj, ne duhet të vendosim të gjitha resurset njerëzorë, materiale, financiare dhe të gjithanshme. është bërë një punë e përditshme, një punë e cila ia ka dalë të ndryshojë, një punë që ka bërë të mundur të plotësohen në tërësi kërkesat e udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për vizat. Ne presim një grup të ri ekspertësh, të cilët vijnë për të inspektuar, për t’u njohur me progresin e bërë dhe për ta prekur në vend progresin e bërë. është jashtëzakonisht e rëndësishme që Agjencitë që do të vizitohen, pasi ekspertët i zgjedhin vetë edhe kohë, edhe vendin dhe agjencinë, të jenë të përgatitura për përgjigjet më të sakta dhe për demonstrimin për të qartë të atyre që janë zbatuar dhe që janë në zbatim e sipër, në përputhje me udhërrëfyesin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave”, u shpreh kryeministri Berisha.Në këtë pikë shefi i ekzekutivit kujtoi se për pasaportat e vjetra është përcaktuar viti 2011 si viti i fundit i përdorimit të tyre. “Për sa i përket afatit të vlefshmërisë së pasaportave të vjetra, viti 2011 është përcaktuar si viti i fundit për përdorimi të këtyre pasaportave. Ndërkohë, për të gjithë ata që aplikojnë për pasaporta biometrike, krahas pajisjes me pasaportën e re, iu zhvlerësohet pasaporta ekzistuese”, theksoi Berisha. Ai vuri në dukje më tej se janë plotësuar kërkesat për udhërrëfyesin e vizave. Kryeministri Sali Berisha rideklaroi se lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptar në BE pa viza, është një detyrë prioritare për të gjitha ministritë, të cilat sipas kryeministrit duhet të paraqesin me vërtetësi angazhimin dhe përgjegjësitë për liberalizimin e vizave. Në vijim, Berisha u fokusua tek puna e bërë kundër krimit në vend dhe theksoi se, “ka një bashkëpunim të shkëlqyer midis policisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror kundër krimit”. “Në këtë kuadër, mund të përmendim ngritjen e Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit; të hyrjes në fuqi të ligjit të ri Kundër Krimit të Organizuar; miratimi nga qeveria i projektligjit për Asistencës Sociale të Viktimave të Trafikimit, i cili do të votohet dhe në Parlament”, tha kryeministri. Duke i ndalur në këtë pikë, shefi i qeverisë, nënvizoi edhe miratimin e ligjit për skafet, i cili pritet të finalizohet brenda këtij muaji në Kuvend. “Parlamenti do ta votojë gjatë këtij muaji këtë ligj shumë të rëndësishëm, unik, por të domosdoshëm, në mënyrë që skafet të mos përdoren si një industri nga mafia për të realizuar trafiqet kriminale të shumëllojta”- shtoi kryeministri.Gjithashtu, shefi i qeverisë u ndal edhe te menaxhimi i integruar i kufirit, për të cilën kryeministri kërkoi ndryshimin e ligjit për Policinë Gjyqësore, siç u theksua, mbi bazën e Memorandumit të Mirëkuptimit që është nënshkruar ndërmjet dy institucioneve, ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›