E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama ofron 2500 euro për të dhunuar të rinjtë”- Agron Shehaj: Fyen rininë si të paaftë, ça aftësie ka ky?! Vetëm për të vjedhur dhe abuzuar me pushtetin! Nuk ka tryezë me të

Agron Shehaj deklaroi në News24 se nuk duhet të ketë tryezë me Edi Ramën për negociata.

Nga sheshi i protestës para kryeministrisë, Shehaj u shpreh se shpërblimi i Ramës 2500 euro për policët, është shpërblim për këdo që dhunon studentë  dhe gjimnazistë. Kreu i PArtisë Mundësia shtoi se Rama gënjen policinë dhe kërkon t’iu jap kurajo kundër të miturve dhe të rinjve. PRotestën e rinisë ai e sheh si fitimtare në fund, për shkak të guximit dhe vizionit të tyre.

Shehaj: Veprimet e policisë janë thjeshte kriminale, i shërbejnë Edi Ramas që me çdo kusht do të qëndrojë në pushtet. Qytetarë si kurrë më aprë kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës dhe ndryshimin e sistemit politikës. Edi Rama reagoi si çdo autokrat i rëndomtë me dhunë. Jo vetëm që nuk e fiku, protesta u bë akoma më e madhe dhe jemi në këtë situatë. Nëse ka dhunë fajin e ka Edi Rama. Nëse duam që kjo të mbarojë duhet vetëm që Edi Rama të njoftojë dorëheqjen. Qëllimi i protestës është largimi i Edi Ramës. Janë shenja të një dëshpërimi. Kur nuk di nga t’ja mbajë ofron 2500 euro për të dhunuar protestuesit, të rinjtë.

I gënjen atë ka bër2 8 vjet. Nuk i mjaftojnë dhe do të rrijë akoma aty. Dhe përdor çdo gënjeshtër për të fikur protestën. Ka gënjyer, prindërit e këtyre të rinjve, por këta nuk i mashtron dot. Kanë një kurajo të jashtëzakonshme, ai vazhdon me mënyra të vjetra, i quan injorantë. Ky me dy zv.kryeministra të korruptuar. Ky i thotë një të riu je i paaftë, i paditur, dështak. Ke thjeshte inat. Janë të rinj që duan të jetojnë në Shqipëri. Ça aftësie ka ky? Që abuzon me detyrën, për të vjedhur me shokët e tij?! Edi Rama po e drejton policinë. Është në krye të detyrës jo për të mbrojtur shtetin por për veten e vet. E ka parë që edhe mes policisë nuk ka të gatshëm për të përballur me të rinjtë. Mendon se me 2500 euro do i bindë ata të vazhdojnë të jenë të dhunshëm.

Ne kemi dëgjuar shpesh dhe kemi parë se si të mëdhenjtë kanë folur për rininë si apatikë, pa shpresë dhe pa ideale. Ja që këta që kanë përgjegjësi për Shqipërinë këto 36 vjet kanë përzënë rininë. Janë përgjegjës pse nuk kanë reaguar që një pushtetar të qëndrojë aty 28 vjet. Të rinjtë kanë dhënë një leksion të jashtëzakonshëm. Kam folur me qindra të rinj dhe të reja, kanë një kurajo të jashtëzakonshëm dhe një vizion të jashtëzakonshëm. Duhet të kemi besim te rinia.

Do t’ia dalë që ç’ke me të. Këtu do jemi, është thjesht çështje kohe. Ndryshimi do vijë nga rinia. Nuk duhet të pranohet asnjë tryezë me  Edi Ramën. Kushti i parë që Edi Rama të japë dorëheqje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›