Rama orienton drejt "kurre me" Nina Gjoci
Sa duhet ta leme dike te shprehet, cfare te shpreh, dhe kush e vendos shkallen e lirise se shprehjes? Debati mes "te drejtes se fjales", e shenjte ne demokraci, dhe "fjalimeve e shprehjeve te urrejtjes" eshte nje pike e nxehte ne gjithe boten demokratike. Gjetja e balances mes lirise se shprehjes dhe respektimit e tolerances, ne nje shoqeri pluraliste, nuk eshte e thjeshte dhe varet ne nje mase te madhe nga konteksti kulturor i cdo vendi apo rajoni. A e lejon kultura jone shprehjet publike qe nxisin urrejtje?
A kane te drejte politikanet te japin fjalime publike ku iniciohet urrejtje? Fjalimet e mesazhet e urrejtjes jane te gjitha ato shprehje te cilat jane abuzive, ofenduese, sharese, qe nxisin urrejtje, dhune ose diskriminim. Video-mesazhi "kurre me" eshte nje shembull konkret i ketyre fjalimeve qe nxisin urrejtje. "Kurre me" eshte nje paralajmerim serioz i cili reflekton orientimin qe po perpiqet t'i jape Rama Partise Socialiste.
Gjithnje e me shume thuhet "Liria e shprehjes" e jo thjesht "liria e fjales" pasi pervec fjales duhen konsideruar gjithcka perdoret per te komunikuar. Ne rastin e videos publicitare "kurre me" zeri, imazhi i erret , muzika, dhe ne fund thirrja "kurre me" te rreqethin. Nje mesazh qe do ti shkonte per shtat nje filmi horror, nje paralajmerimi per vrasje.
Po cfare quhet e urryeshme? Cfaredo percaktimi, kriteri apo standardi legal e ligjor ne radhe te pare bazohet e percaktohet nga vlerat e normat kulturore. A promovon ky mesazh vlerat e kultures shqiptare?
A eshte urrejtja, mllefi, vrasja, vlere e jona?
Urrejtja ne vlere u tentua te kthehej vetem nga Hitleri, retorika e cila po reflektohet ne ate te Rames. Kontributi absolute i studiuesit amerikan, Kenneth Burke, eshte analiza e retorikes se Hitlerit. Si eshte e mundur qe gjermanet e ndoqen ate? Metoda qe u perdor nga nazistet qe ajo e "prese"("scapegoat").
"Scapegoating perfshin ne fillim identifikimin me turmen, pastaj percaktimin e prese mbi te cilen hidhen te gjitha fajet dhe kerkohet eliminimi i saj, si "rruge e vetme" per shpetim. Cifutet ishin "preja" (scapegoat), "rruga e vetme" per te "shpetuar" gjermanet nga problem e shumta sidomos ato ekonomike. Kjo "rruge e vetme shpetimi" qe nisi me urrejtje ndaj cifuteve, vazhdoi me vrasje, e perfundoi ne Holokaust, dihet qe shkaterroi nazistet vete, ndoshta me shume se kedo tjeter.
Ngjashmeria mes retorikes mes "scapegoating" me sloganin "e vetmja rruge"dhe se vuloset nga spoti publicitar "kurre me".
Video- mesazhi ben nje perpjekje per tu identifikuar me te papunet, apo per tu identifikuar me anti-korrupsionin, ne variantin e dyte. Pavaresisht se nuk punon, d.m.th njerezit nuk e besojne mesazhin, perpjekja eshte qe te krijohen turma te pakenaqura, te mbushura me mllef e urrejtje, dhe ne nje moment te volitshem te ndersehen kunder "prese" si "rruga e vetme" per zgjidhjen e vuajtjes se tyre. Dhe preja ne mesazhin ne fjale, si dhe ne retoriken e Rames ne teresi; eshte "Berisha".
Gjithsesi, pavaresisht perpjekjeve, ky mesazh nuk ju jep te papuneve asnje shprese, pervecse u shton ankthin ne nje pike te skajshme. Nuk ka shprese sepse nuk afrohet zgjidhje, mundesi, por fund tragjik, terminim publik.
Liria e shprehjes nuk eshte absolute ne asnje vend te botes, dhe te gjithe kane kufizime kur behet fjale per "shprehjet e urrejtjes". Jane te ndaluara ne Konventen Universale te te Drejtave te Njeriut. Gjithashtu Kanada, Britania, Franca, Gjermania, Holanda, Afrika e jugut, Australia, ShBA i kane te ndaluara shprehjet publike te nxitjes se urrejtjes. Per me shume Kanadaja, Franca e Gjermania e konsiderojne krim te mohosh Holokaust-in, e te shesesh artikuj qe mund te identifikohen me nazizmin.
Ai zeri tmerrues e terminues qe vjen nga video-mesazhi ne fjale te kujton filmat me zerat po aq te frikshem te nazisteve gjate luftes se dyte boterore, e me pas regjimi komunist per te mbeshtetur luften e klasave, per te persekutuar e vrare.
Nuk mundet qe shoqeria shqiptare te pranoje nje mesazh publicitar te tille, nuk duhet qe nje video e tille te perdor siglen e njeres prej partive me te medha ne vend. Socialistet shqiptare duhet te distancohen nga kjo video-mesazh.. Urrejtja dhe mosperfillja ndaj audiences te ciles i jepet urdhri "kurre me" nuk mund te jene motive te pranueshme per nje fushate zgjedhore te nje vendi te lire.
Mesazhi i kesaj videoje nuk perfaqeson asnje nga vlerat tona shqiptare e evropiane. Mundesite tona duhen drejtuar nga e ardhmja qe kerkon pune, respekt per vete, dhe respekt per ate qe mendon ndryshe. Kjo eshte nje kohe tjeter, jemi te lire, te respektuar, me potencial qe prêt te shfrytezohet e zhvillohet nga te gjithe si individ dhe shoqeri. Nuk ka vend per mesazhe urrejtje, dhe sigurisht ka me shume se nje rruge per te zgjedhur.
"Kurre me" nuk perfaqeson kulturen tone shqiptare, as te sotmen e as te djeshmen. Ky mesazh urrejtje perfaqeson thirrjet qe vijne nga e kaluara e hidhur naziste e Evropes, dhe asaj komuniste e Shqiperise, qe ne fakt sherbyen si shkaterrim te vete sistemeve qe i krijuan.
Kujt i sherben ky video-mesazh? Seriozisht dyshoj se i sherben ndonjerit, aq me pak partise socialiste. Metoda te tilla jane provuar te jene vete- shkaterruese per ato qe i perdorin. Rasti i kesaj video-mesazhi duhet te sherbeje per ndergjegjesimin e te gjitheve ndaj abuzimit me lirine e shprehjes.
*Studiuese e komunikimit e retorikes UNC/USA