Rama: Çoroditja e rinisë vjen vetëm nga varfëria e aspiratave
TIRANË – Partia Socialiste shpalosur gjerësish sot, sërish, programin e saj për fëmijët dhe familjen, në një tryezë të kryesuar nga kreu i PS-së, Edi Rama, shoqëruar nga intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile e qytetarë.
Kryetari i PS-së i ka mëshuar fort në fjalën e tij, rëndësisë së depolitizimit të shkollës, ku praktika e marrjes peng të trupës mësimore dhe nxënësve nga drejtori të konsiderohet si vepër penale.
"Do të ulemi menjëherë në tryezë për të filluar depolitizimin e shkollës", - tha Rama. "Mësuesit e shkollës nuk do kalojmë më testin e partisë, por një test profesional, të hartuar nga mësuesit dhe prindërit. Nëse duam ta shpëtojmë fëmijën shqiptar nga çorodia, ne duhet të transformojmë shkollën në qëndër komunitare. Ajo duhet të jetë një qëndër ku komuniteti duhet të punojë sëbashku për mirëedukimin e fëmijëve. Kur do t'ua mësojmë ne fëmijëve, vullnetarizmin? Kulturën e vullnetarizmit, që duhet mbjellë tek më të vegjlit, kulturën e sigurisë rrugore.
Nga ana tjetër, duhet të konsiderohet vepër penale dërgimi i fëmijëve dhe trupës mësimore në mitingje. Gjithashtu, pa çliruar prindërit, nuk çlirojmë dot fëmijët. Se çfarë duhet të mendojnë ata kur dëgjojnë babanë t’i thotë nënës “kujdes, most ë shpëton ndonjë fjalë e të heqin nga puna”.
Kryetari i PS-së e vuri theksin edhe në çoroditjes që ekziston në çdo fushë të jetës:
“Kush ju duken më të bukura", - pyeti ai, - "shtëpitë e vjetra të Shqipërisë apo shtëpitë e reja që janë ngritur pa leje? Si është e mundur që shtëpitë e reja i kanë ndërtuar njerëz që kanë parë edhe botë edhe botë me sy dhe ato të vjetrat, ata që nuk kanë parë kurrë. Ne jemi të detyruar të gjejmë se çfarë sot e bën realisht kaq të komplikuar situatën aktuale në Shqipëri. Në Shqipëri ka strategji të panumurta të shkruara në letër; madje, brenda së njëjtës ministri, dy ministra të ndryshëm kanë nga një strategji më vete.
Shqipëria ka një buxhet të kufizuar, por prapë nuk është buxheti problemi. Një mjek më tregoi se në 2006 kishim ambulancën, kishim ilaçet, ndërsa sot nuk kemi asnjërën prej këtyre, megjithëse buxheti është I njëjti. Pra, çorodia shkon duke u pështjelluar gjithnjë e më shumë dhe përgjigja nuk është tek varfëria, as tek strategjia, se Shqipëria ka më shumë seç kishte 100 – 50 – 20 vjet më parë.
Shqipëria sot ka përballë një të panjohur shumë të madhe, të panjohurën e çfarë do të jetë Shqipëria që çfarë do të bëhen këta fëmijë që po rriten sot kur të marrin në dorë jetën e tyre?! Kur këta studentë, që paguajnë e nuk marrin mësim, do të jenë mjekët e Shqipërisë nesër…Për të shkuar aty tek pika më e dobët, tek niveli më i ulët i mësuesisë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Mësuesi I bathores s’e ka shansin të krahasohet me mësuesin e Dhërmiut, Shkodrës etj. Të shumë viteve më parë për nga cilësia.
Të rinjtë nën moshën 16 vjeç luajnë me lloto...Eshtë shumë e rëndë kjo temë për të thënë thjesht "do bëjmë këtë e atë". Por, nuk është varfëria, por varfëria e aspiratave për të ndërtuar një shoqëri të denjë. Një fatalitet i imponuar, që e bën prindërit t’i dorëzohen këtij fataliteti dhe nga ky moment, të justifikojë shkeljen e të gjitha normave dhe vlerave në emër të mbijetesës. A nuk është ky një shembull I drejtpëdrejtë që ne marrim nga politika?! Se shembuj ne marrim politikanët, jo kampionët që marrin medalje ari dhe shembulli na përçohet nëpërmjet tyre.
Çështja më vete është edhe ajo e jetimëve që janë 50 vjeç e thonë “jam jetim, pse s’më mbani”. Këtij i themi: Ne nuk të mbajmë dot, se je i madh, por ne do të japim mundësinë të punosh. T’i merr ndihmë ekonomike 4 mijë lekë, por unë të ftoj: eja të pastrosh lagjen, se unë do të të jap 10 mijë lekë. E keqja është se njeriu duke u ndier i panevojshëm, i kthehet vrasjes dhe vetëvrasjes.
Por, a e dini se çfarë kërkonte nga ne, grupi më i diskriminuar? Kërkonte nga ne, të drejtën e dëgjimit, që qeveria ua hoqi, pasi s’ka ne as të dëgjojë, jo më të zgjidhë. E drejta e fjalës është e drejta për t’u dëgjuar, është fillimi, guri i themelit që ne duhet të vendosim për të mos u shkatërruar në vetvete.
Nëse thua se "unë do të ndjek partinë edhe nëse ajo më çon në esfel", atëherë ti e meriton esfelin. Edhe ata që thonë sot, në shekullin 21-të, "nuk u dorëzohemi komunistëve", ndërkohë që jetojnë në mizerabilitet, u lenë fëmijëve pas mallkimin e një partie që i konsideron njerëzit, si zgjedhës, jo si njerëz. Ky është ndryshimi mes meje dhe Saliut", - përfundoi Rama.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)