"Rama, ose te pranoje rezultatin dhe te beje opozite, ose te kerkoje rinumerim"
Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, deklaroi dje se kerkesa e kryesocialistit per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, eshte nje beteje e deshtuar, eshte nje shpikje e tij per ta pasur si nje alibi per humbjen e zgjedhjeve. Ne nje prononcim te dhene per televizionin kombetar "Klan" ai tha se kjo lloj politike te berit opozite ne vend nga zoti Rama dhe nga grupi i tij eshte krejtesisht pa ide, pa vizion, pa strategji, me sa duket e papergatitur per te bere detyren e tyre, e te berit opozite ne kete vend. "Dhe ne rastin e greves se urise, ishte totalisht nje tregues se kjo opozite nuk ka vizion. Predominon ambicia personale e zotit Rama per t'u bere kryeminister, ambicie e cila tashme po kthehet ne patologjine e ketij grupi", vlereson Manjani. Sipas tij, ne 5 vitet e fundit qe Edi Rama ka drejtuar PS ka regjistruar deshtime sistematike, ku e vetmja fitore politike e tija ishte fitorja e zgjedhjeve lokale ne vitin 2007 dhe ate ne bashkepunim me LSI. Qe tregon edhe njehere, sic thote zyrtari socialist, se pa bashkepunimin me LSI, PS dhe e majta nuk ka te ardhme ne qeverisjen e vendit. Per te, hapja e kutive te votimit ne kuptimin ligjor nuk ekziston. "Zoti Rama nuk ka kerkuar rinumerimin, perkundrazi, ai ka kerkuar vetem te hapi kutite, ka kerkuar te shpike nje term juridik qe nuk ben gje tjeter vecse per te krijuar idene e nje ndodhie per arsye politike, por jo per te krijuar nje proces juridik, si nje i tille, por per te justifikuar deshtimin e tij per humbjen e zgjedhjeve", vlereson kerkese e kryesocialistit anetari i Asamblese Kombetare te PS. Per te, zoti Rama juridikisht ka dy mundesi. "O te pranoje rezultatin, ose te beje opoziten dhe te mbylli gojen, pra duke bere opozite ose te mos pranoje rezultatin dhe te kerkoje rinumerim. Une nuk shoh rruge tjeter, une nuk kam pare rruge tjeter ne 10 muajt e fundit, kjo eshte e vetmja alternative legale qe duhet te ndiqte zoti Rama, asnjeren nga keto nuk ndoqi", propozon juristi socialist.