"Te riatdhesuarit, punesim e formim profesional"
Emigrantet te cilet nuk kane mundur te pajisen me nje dokument leje qendrimi ne vendet fqinje dhe kane vendosur te kthehen ne Shqiperi do te kene lehtesira punesimi dhe formimi profesional. Ky fakt eshte bere i ditur nga Ministri i Punes Spiro Ksera gjate nje takimi qe ka pasur me zv/Ministrin e Punes dhe Mireqenies Sociale te Kosoves, z. Gjergj Dedaj. Ne qender te ketij takimi ishte bashkepunimit mes dy Ministrive homologe ne fusha te tilla si punesimi, formimi profesional, mbrojtja sociale, etj. "Ne jemi duke marre te gjitha masat qe emigrantet e riatdhesuar te kene te gjitha mundesite te integrohen ne jeten sociale te vendit tone. Duke pasur parasysh se jane perballur me nje sere problemesh ne vendet e tjera ne kemi pergatitur te gjitha projektet e politikat tona" ka pohuar Ministri i Punes, Spiro Ksera. Te dy, bashkebiseduesit ndane mendimin se bashkepunimi i vendeve te rajonit ne te gjitha fushat do t'i sherbeje jo vetem paqes dhe stabilitetit ne rajon, por edhe zhvillimit dhe integrimit te perbashket te ketyre vendeve ne familjen evropiane. Ministri Ksera e informoi zv/Ministrin Kosovar Dedaj se Ministria e Punes se Shqiperise po punon per hartimin e nje Strategjie te posacme, e cila do te percaktoje detyrimet e institucioneve per pritjen dhe marrjen e masave per integrimin e te kthyerve ne vend, jo vetem si nje plotesim i detyrimit per liberalizmin e vizave me BE, por edhe si nje detyrim i institucioneve te vendit ndaj emigranteve.
Projektet
Ministria e Punes ka parashikuar formime profesionale per emigrantet e ardhur perseri ne Shqiperi. Keta persona mund te hyjne ne kurse te ndryshme si profesionale ashtu edhe te njohurive te kompjuterit apo gjuheve te huaja.