Ristani: Fletet e votimit, diegia ne gusht ose shtator
Fletet e votimit do te digjen sapo presidenti Topi te dekretoje zgjedhjet vendore, qe perkon me muajin gusht ose shtator. Kjo ka qene deklarata e kreut te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, i cili ka qene i ftuari i radhes ne emisionin "Ora e Intervistes" te gazetarit, Alfred Peza. Ristani ka treguar per rolin e institucionit qe ai drejton per krizen politike. Sipas tij ekipi i KQZ eshte profesionist dhe e ndjek politiken si cdo qytetar tjeter por eshte nje moment qe e ka mobilizuar kete staf per ti bere gjerat me mire. Nderkohe Ristani deklaroi se kutite e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit jane ne nje magazine ne Lunder e cila keqyret me roje dhe eshte e siguruar. Sipas tij ne kete magazine ka 9600 kuti votimi ku nder to jane edhe ato te materialeve zgjedhore. Duke iu referuar deklaratave te dy paleve se mund te arrihet nje marreveshje per zgjidhjen e krizes duke hapur kutite e materialeve zgjedhore Ristani theksoi se dokumentacioni qe ndodhet ne keto kuti mund te merret nga kushdo. Sipas tij ligji e percakton se kutite e materialeve zgjedhore jane disponibel per kedo qe kerkon te shoh keto dokumente. Ai shtoi se kushdo mund t'i drejtohet KQZ-se me nje kerkese per dokumentacionin e gjendur ne kutite e materialeve zgjedhore pasi keto te fundit eshte ne arkivin e shtetit ose te KQZ-se. Per sa i perket ngritjes se komisionit hetimor per zgjedhjet Ristani theksoi se komisioni te vetmin parregullsi qe mund te gjeje eshte tek lista e zgjedhesve. Sipas tij lista e zgjedhesve eshte dokumenti kryesor ku komisioni hetimor mund te gjeje parregullsi dhe nje prej tyre eshte edhe votimi familjar. Ai shtoi gjithashtu se duke hetuar kete parregullsi mund te dalin 3 firma te njejta por qe duhet me pas nje hetim kaligrafik te specializuar dhe kete mund ta beje vetem Prokuroria sic ndodhi edhe me rastin e Ruzhdies. Ndersa ne lidhje me debatet e fundit per djegien e fleteve te votimit Ristani theksoi se ligji parashikon qe te hapen kutite e votimit te seleksionohet materialet e fleteve dhe kunder fleteve dhe me pas te digjen fletet. Ai shtoi gjithashtu se fletet e votimit nuk jane djegur ende por te digjen pasi keshtu e parashikon edhe ligji. Sipas Ristanit me te dale dekreti i Presidentit Topi per zgjedhjet lokale fletet e votimit do te digjen pasi duhet te boshatisen kutite. Keshtu sipas tij muajt gusht ose shtator do te jene edhe muajt kur do te behet edhe djegia e fleteve te votimit.