E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimblidhen perkrahesit e Topit ne PD

Ish-deputetet Shehu dhe Leskaj takohen me Oketen. Prane tyre dhe Sami Gjergji

Rigrupohen serish mbeshtetesit e Presidentit Topi brenda Partise Demokratike. Nje dite vjeshte pa shi duket se ishte ideale per mbledhjen ne te hapur te ish-deputeteve demokrate Sali Shehu dhe Bujar Leskaj te shoqeruar nga deputeti aktual i Partise Demokratike Gazmend Oketa. Ne po te njejtin ambient pak me tej ndodhej dhe ish-deputeti tjeter i PD-se Sami Gjergji gjithashtu mbeshtetes i Presidentit Topi. Nje kalimtari te rastesishem takimi i ketyre miqve nuk do ti bente ndonje pershtypje te vecante. Por kush eshte i angazhuar ne nje forme apo nje tjeter ne politike kupton qe pervec miqesise keta persona i lidhin edhe qendrimet e njejta politike dhe etiketimi si-mbeshtetes te Presidentit aktual te Republikes Bamir Topi ish-drejtues i grupit parlamentar te PD-se. Gjate viteve te fundit mbledhjet e ketyre personave kane perbere per median lajm dhe jane shoqeruar me pasoja politike duke nxjerre nje pjese prej tyre jashte listave per deputete ne vitin 2009. Kafet drekat dhe mbledhjet e tjera te ish-deputeteve dhe deputeteve aktuale te PD-se te organizuara nga Bamir Topi kur ishte kandidat per deputet kane bere lajm te pare per median duke i cilesuar keta demokrate si mbeshtetesit e tij me te flakte. Me zgjedhjen e Topit President duket se takimet e perbashketa publike te mbeshtetesve kane qene te permbajtura. Kjo mbase nisur nga fakti se ne pjesen tjeter te grupit parlamentar te PD-se dukej se nuk ishte fashitur qendrimi se ata po perpiqeshin te formonin nje grup mbeshtetesit te Topit brenda grupit parlamentar te PD-se. Duke u kuriozuar ne lidhje me kete riaktivizim publik te atyre qe rendom quhen mbeshtetes te Presidentit Topi telefonuam per te pyetur ne lidhje me kete takim ish-deputetin e PD-se Bujar Leskaj. Pyetjes nese takimi i paradites mund te konsiderohej nje rikthim i tij ne politik apo nje takim i thjeshte mes miqsh Leskaj u pergjigj se Kush tha se kam dale nga politika Ajo nuk behet vetem ne Parlament por edhe ne tryeza kafenesh duke lene te kuptohet se ky takim nuk ishte thjesht lsquomiqesor. Por jo vetem ish-deputetet demokrate te shoqeruar nga Oketa kishin zgjedhur ambientet e jashtme te ish-bllokut per te konsumuar kafen e paradites. Dy tavolina me tej spikasnin nga diskutimet intensive nje grup deputetesh te Partise Socialiste te shoqeruar nga deputeti me i ri i ketij grupi parlamentar Paulin Sterkaj. Dy lsquogrupimet ishin vendosur perballe por nuk kaloi shume kur mes tyre filluan pershendetjet dhe madje takimet. Spikati takimi relativisht i zgjatur i deputetit demokrat Gazmend Oketa me deputetin e Shkodres Sterkaj i cili pak dite me pare deklaroi shkeputjen nga grupi parlamentar i PD-se. Teksa takimet mes miqsh vazhdonin te qeta pak metra me larg ne kryesine e Kuvendit deputetet demokrate vijonin mbledhjet rutine ne komisionet parlamentare. Por ashtu sic theksoi edhe Leskaj per Shqip dhe eshte nje fakt i njohur per cdo politikan Politika nuk behet vetem ne Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›