E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama para deputeteve socialiste Kerkoj ndjese per gabimet

Nga njëra anë Edi Rama u kërkoi falje deputetëve për gabimet e tij. Nga ana tjetër, u kërkoi atyre që të mos tregohen egoistë dhe të mendojnë për interesin kombëtar para se të ankohen për mospërfshirjen në listën e deputetëve. Gjithsesi, kryetari qetësoi grupin parlamentar duke theksuar se ashkush s’do të mbetet jashtë qeverisjes nëse fitohen zgjedhjet.

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist para prezantimit të listës së kandidatëve për deputetë të PS-së, kryetari Rama u përpoq të qetësojë njerëzit e tij, duke e nisur me një “mea culpa”.

Rama shpjegoi se pavarësisht nga ndryshimet e pritshme, askush nuk do të mbetet jashtë rrugëtimit të PS-së.

Ndërsa socialistëve që ankohen për mos përfshirjen në listën e deputetëve, Rama u kërkoi të mos tregohen egoistë e të mendojnë për vuajtjen e qytetarëve gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes së djathtë.

Në përfundim, kryesocialisti u mundua të qetësojë deputetët, duke theksuar se në mos në Parlament, të gjithë do të jenë protagonistë të pushtetit nëse socialistët fitojnë zgjedhjet.

Lideri socialist tha se në sytë e qytetarëve nuk është më në diskutim programi, por skuadra e qeverisjes, dhe kërkoi nga socialistët që të bindin opinionin për realizimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›