Tabaku: Rama i trembet kandidimit në Tiranë, e di që humbet
Tiranë- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, ka lëshuar akuza të forta sot në drejtim të kryesocialistit Edi Rama, i cili sipas saj i tremebt kandidimit në kryeqytet.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se Rama përpiqet të shmangë Tiranën, duke e ditur që qytetarët nuk do ta votojnë për shkak të abuzimeve kur ishte në krye të bashkisë.
Ai kërkon që ta shmangë Tiranën, se kryeqytetasit e dinë se lejet e ndërtimit që ka dhënë për kriminelët që mban nëpër tavolina janë jashtë rregullave. Edi Rama kërkon që ta shmangë Tiranën, zhduku terrenet e gjelbra këndet sportive, rrugëve të shtruara nga ai i ka dalë asfalti elektoral, kërkon ta shmangë se ka frikë nga një dështim tjetër si ai i majit të vitit të kaluar,- tha Tabaku.